Lajme
Çfarë dihet deri tani për sulmin me veturë në Leipzig
Ky sulm la dy të vdekur dhe disa të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur të hënën pasdite qytetin gjerman të Leipzig, ku një automjet është futur në një turmë njerëzish në një zonë të frekuentuar për këmbësorë në qendër të qytetit, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 16:45 në sheshin e tregut. Dëshmitarë okularë kanë deklaruar se automjeti lëvizte me një shpejtësi të lartë, rreth 70 deri në 80 kilometra në orë, përpara se të përplasej disa herë dhe të ndalonte.
Si pasojë e sulmit, dy persona humbën jetën: një grua 63-vjeçare dhe një burrë 77-vjeçar. Përveç viktimave, disa persona të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa të paktën tre prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë. Në orët e para pas ngjarjes pati informacione kontradiktore për numrin e viktimave dhe të plagosurve.
Policia bëri të ditur se autori i dyshuar është një shtetas gjerman 33-vjeçar, i lindur në rajonin e Leipzig. Ai u arrestua në vendin e ngjarjes pa bërë rezistencë. Shefi i policisë, René Demmler, deklaroi se i dyshuari u kap brenda automjetit.
Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për një person që ka qenë i njohur më parë për policinë. Hetuesit dyshojnë se ai ka vepruar i vetëm dhe theksojnë se aktualisht nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun. Ndaj tij po zhvillohen hetime për vrasje dhe tentativa të shumta për vrasje, ndërsa pritet që ai të dalë para gjykatës.
Lidhur me motivin e mundshëm të sulmit, kryetari i bashkisë së Leipzig, Burkhard Jung, dhe ministri i Brendshëm i landit të Saxony, Armin Schuster, e cilësuan ngjarjen si një sulm serioz. Megjithatë, sipas hetimeve paraprake të policisë dhe prokurorisë, deri tani nuk ka indikacione për motive politike apo fetare.
Mediat gjermane raportojnë se ekzistojnë dyshime që i dyshuari mund të jetë liruar së fundmi nga një institucion psikiatrik, megjithatë ky informacion ende po verifikohet nga autoritetet.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje tragjike vazhdojnë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












