Lajme
Shuhet akademik Pajazit Nushi
Me vdekjen e akademik Pajazit Nushit, Kosova brenda 2 jave humbi tre akademikët më të shquar, Esad Stavilecin dhe Mark Krasniqin
Në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë akademik Pajazit Nushi, njeriu që gjithë periudhën e pasluftës u mor me zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Nushi i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, dijes dhe shkencës, por edhe çështjes sonë kombëtare vdiq në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Ai, më të drejtë është vlerësuar ‘Simboli i dijes dhe i paqes’. ’Profesori i respektuar’, ‘Pedagogu ynë’, ‘Mendjendrituri’, e me emërtime të tjera.
Menjëherë pas kumtit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Nushi, “Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Pajazit Nushit, njeriut që tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, shkencës dhe çështjes sonë kombëtare”, tha ajo.
Jahjaga tha se ndarja nga jeta e akademik Pajazit Nushit, simbolit të dijes dhe të paqes, është humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë edhe bashkëpunëtorët, por për gjithë Kosovën.
Me vdekjen e Nushit,Kosova brenda 2 jave humbi tre akademikët më të shquar, Esad Stavilecin dhe Mark Krasniqin.
Edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar opinionin se në orët e pasdites, në shtëpinë e tij, u nda nga jeta një nga figurat më të spikatura në fushën e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare, doktori i parë i shkencave psikologjike në Kosovë, anëtari i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe nënkryetari i saj, akademik Pajazit Nushi.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës thotë se është kjo një humbje e madhe për familjen, Akademinë dhe shkencën, për kulturën shqiptare, për kolegët dhe miqtë nga Kosova dhe bota shqiptare.
Pajazit Nushi u lind më 8 janar të vitit 1933 në Gjakovë. Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe shkollën normale. Studimet i kreu më 28 shtator 1955 në Fakultetin Filozofik, Katedra e Psikologjisë Eksperimentale, të Universitetit të Beogradit. Më 8 qershor 1983 mbrojti diseratcionin e doktoratës “Zhvillimi i terminologjisë psikologjike dhe baza semantike e përcaktimit të saj” në gjuhën shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Punoi profesor i psikologjisë dhe i logjikës në Gjimnazin e Gjakovës dhe profesor i lëndëve të psikologjisë në shkollat normale në Prizren dhe në Prishtinë.
Akademia përkujtimore dhe homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë nga ora 14:00. Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës më 03.09.2015, në orën 17:00.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











