Lajme
Eskalon situata: 7 aktivistë të Vetëvendosjes arrestohen
Përplasja ndërmjet aktivistëve të LVV dhe Policisë, erdhi në kohën kur disa persona tentuan t’i vendosin disa fletushka në veturat zyrtare, gjë që u penguan nga policia
Shtatë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, gjatë një përleshje para objektit të Qeverisë. Përplasja ndërmjet aktivistëve të kësaj partie opozitare dhe Policisë, erdhi në kohën kur disa persona tentuan të shpërndajnë disa fletushka nëpër veturat zyrtare, gjë që u penguan nga forcat e rendit.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Policia, thuhet se në ora 14:00, policia ka marrë informacionin se një grup personash duke mos përfillur urdhrat e policisë po tentojnë të futen në objektin e Ministrisë së Drejtësisë.
“Menjëherë pas informacionit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe duke parë shpërfilljen e vazhdueshme të urdhrave të zyrtarëve policor nga ana e grupit, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të autorizimeve policore, gjë që ka rezultuar me shoqërimin e shtatë personave në stacionin policor Qendra në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.
Përderisa policia ka vepruar me qëllim të neutralizimit dhe vënies nën kontroll të situatës së krijuar, tre zyrtarë policor, siç thuhet, kanë marrë lëndime dhe të njëjtëve u është ofruar ndihma mjekësore.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje thotë se aktivistët e kësaj partie kanë tentuar të vendosin një udhëzim administrativ nëpër veturat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, por nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës.
Në fletushkat e Vetëvendosje thuhet që zyrtarët qeveritar t’i shesin pronat e veta jo të shtetit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













