Lajme
Inva Mula: UNESCO hapja dyert Kosovës
Mula, e cila të shtunën qëndroi në Prishtinë me rastin e ditës ndërkombëtare të bamirësisë, ka kërkuar nga shtetet anëtare të UNESCO-s që t’ia hap dyert Kosovës
Sopranoja më me famë botërore, Inva Mula i ka shkruar një letër selisë së UNOECO-s, që ta pranoj Kosovën në gjirin e saj. Mula, e cila të shtunën qëndroi në Prishtinë me rastin e ditës ndërkombëtare të bamirësisë, ka shkruar për prestigjiozen “La Lettre Diplomatique”, mbështetjen e saj në betejën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
E vendosur prej vitesh në Paris, ku edhe gjendet selia e UNESCO-s, zonja Mula-Ramadani u bën thirrje shteteve anëtare të pranojnë Kosovën në këtë organizëm kyç të Kombeve të Bashkuara.
Ajo ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes.
”Asnjë art nuk është më kozmopolit se opera. Asnjë gjuhë nuk është më ndërkombëtare se ajo e muzikës. Një vepër operistike është kënaqësi për t’u parë dhe dëgjuar sepse shpërfaq humanitetin – e mendimit, shprehjes dhe sjelljeve. Por përqafimi i kozmopolitizmit, i vlerave universale nuk është rastesi. Eshtë edukim. Eshtë orientim. Eshtë qëndrim”, shprehet Mula.
Ajo tregon se babai i saj ka lindur ne Gjakovë ( Kosovë), ndërsa nëna në Izhvek të Rusisë.
“Një pjesë e familjes time jeton ende në Kosovë . Une jam shkolluar në Tiranë dhe kam filluar karierën artistike në Paris për ta zhvilluar atë në përmasa ndërkombëtare nga Prishtina në Tokio, Moskë, Londër,Neë York,Buenos Aires,Milano,Vjenë , San Paolo, Madrid, Pekin etj etj . Kjo dinamikë më ka plazmuar ndjenjat së pari të europianizmit, mandej të universalizmit. Sot, ndjehem qytetare e botës. Tejkalimi i kufizimeve “tani” dhe “këtu”, janë parakushte për sukses. Suksesi është gjendje mendore përpara se të bëhet realitet faktik. Ai përjetohet së brendshmi, para se të manifestohet së jashtmi”, thotë ajo.
Ajo thotë se si soprano me famë botërore ka kënduar në site të mbrojtura nga UNESCO dhe në evente të UNESCOs. “Në të parat kam ndjerë pakohshmërinë – objekte kulturore të ndërtuar nga paraardhës tanë dhjetra shekuj më herët, sot janë pasuri e mbarë njerëzimit. Kufinjtë kohorë kapërcehen natyrshëm dhe ngjarja mund të ndodhte kurdo si për të na ndërmendur për metafizikën e muzikës dhe kulturës. Në evente të UNESCO-s kam marrë pjesë dhe shoh se si kjo organizatë zbut diferencat, përafron njerëzit, formëson koncepte, inicion aksione, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm dhe të emancipuar”, deklaron Mula.
Ajo po ashtu tregon edhe për përvojat personale të saj.
”Ne jemi edhe produkt i rrethanave. E nisa me një rrëfim personal për të ardhur tek besimi ime organik se një organizatë që promovon vlerat e kulturës, arsimit, bashkëpunimit, kërkimit shkencor si UNESCO do duhej të përfshinte në gjirin e saj vende dhe t’u ofronte mundësi të rinjve dhe të rejave të ndjehen qytetarë të botës dhe aksionit global për përmirësimin e vendeve te tyre dhe planetit tonë të përbashkët. Eshtë ora që UNESCO t’ua hapë dyert njerëzve të Kosovës”, shkruan Mula
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran














