Lajme
Vendorë e ndërkombëtarë, harruan të pagjeturit
Përfaqësuesi i BE-së në Kosovës, Samuel Zhbogar pranon se nuk është bërë sa duhet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare nuk kanë bërë sa duhet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në luftë. Që nga vitit 1999 kur ka përfunduar lufta, në Kosovë mungojnë më shumë se 1600 persona. Moszbardhja e tyre, konsiderohet një plagë e hapur që kullon përditë.
Për fatin e këtyre personave dhe familjarët e tyre, të martën në Prishtinë u mbajt
Konferenca “Personat e Zhdukur – Rruga përpara” e cila mblodhi përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, qeverisë, gjyqësorit, mediave e shoqërisë civile nga Kosova e vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë konferencë të nivelit të lartë morën pjesë Presidentja Atifete Jahjaga, ish-Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Shefi i Zyrës së BE-së Samuel Zhbogar.
Ky i fundit theksoi se nuk është bërë mjaft lidhur me çështjen e personave të zhdukur dhe nxiti një punë të përbashkët për periudhën e ardhshme.
“Kërkohet punë e përbashkët mes institucioneve të ndryshme në Kosovë. Punë e përbashkët mes institucioneve qeveritare e shoqërisë civile si dhe anëtarëve të familjeve. Punë e përbashkët mes të përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit. Kërkohet ndarje e përvojave në mes të të gjitha vendeve fqinje që merren me këtë çështje” tha Zhbogar.
Ndryshe, në luftën e fundit në Kosovë u zhdukën më shumës e 4 mijë persona, shumica nga të cilët u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi. Trupat e shqiptarëve u bartën në Serbi nga forcat serbe të Policisë e Ushtrisë, me qëllim që të zhduket gjurmët e krimit. Truap e tyre u zbuluan edhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, që mundësoi një mjekësi korrekte ligjore.
“Lokalizimi dhe analizimi i eshtrave të njerëzve mund të jetë e vështirë…EULEX-i, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur, Komisioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq po e ndihmojnë Kosovën në këtë çështje. Gjithnjë e më shumë, ekspertiza e antropologjisë dhe arkeologjisë, operacionet e përgjithshme dhe hetimet pasuese të rasteve të personave të zhdukur, përfshirë analizën e ADN-së, duhet të transferohen te institucionet e Kosovës”, u tha në konferencën e sotme.
BE edhe sot premtoi ndihmë në këtë aspekt. “BE-ja do të vazhdojë të mbështesë këtë fushë përmes IPA II gjatë periudhës 2016 – 2018. Prezenca e një mjekësie ligjore funksionale në pajtim me standardet e BE-së do të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor”, u tha në konferencë.
Në këtë konferencë foli edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se beteja për të zhdukurit po shndërrohet në një prej anktheve më të rënda në shoqëri që lidhin të kaluarën tonë me të tashmen dhe që përcaktojnë të ardhmen tonë.
”Qytetarët tanë duan ta dinë vendndodhjen dhe duan drejtësi. Jo hakmarrje. Pajtimi ka kuptim vetëm atëherë kur mbyllen plagët e rënda të luftës. Prandaj duhet të hapim një kapitull të ri në Ballkan, jo për të harruar atë që ka ndodhur, por për të mos e përsëritur asnjëherë atë se çfarë ka ndodhur”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë












