Lajme
Në Linc të Austrisë u mbajt Ora Letrare dhe u përurua teksti shkollor për Diasporë “Gjuha Shqipe 4, dritë e diturisë”
Para një publiku të përbërë nga intelektualët shqiptarë, mësuese, prindër dhe nxënës të gjuhës shqipe u përurua libri më i ri i profesorit Izri Rexha, Gjuha shqipe 4 dritë e diturisë. Me këtë emër ka hyrë ky event në listën e Javës së Diversitetit të qytetit të Lincit ku prezantojnë të gjitha komunitetet e qytetit pët nderë të shumanshmërisë së kulturave që ka Linci.
Ishte nder i madh për autorin që të ketë në mesin e këtij manifestimi edhe poeë si Gjin Morina, Igballe Sadiku dhe Fitore Bashota Krasniqin të cilët i dhanë frymë artistike manifestimit. Ata përformuan me poezi në skenë me një përshtypje mbresëlënëse për publikun. Moderimin e bënë mësueset Donjeta Bryma Gashi dhe Lisa Gashi si dhe në manifestim ndihmuan aktivistët Latif dhe Valbona Krasniqi kurse në rrjedhën e këtij eventi u dalluan nxënësit e gjuhës shqipe me recitimet e tyre kumbuese për fjalën e bukur artistike të cilët u përcollën me duartrokitje frenetike. Ky event u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Kleinmünchen , Linc.
Autori Izri Rexha u shpreh për këtë manifestim: “Në shoqërinë moderne shumëgjuhësia luan një rol shumë të rëndësishëm në komunikimin e përditshëm. Të njohësh disa gjuhë është si kalorësi në mesjetë që ka shumë armë për tu mbrojtur, ka shpatën, shtizën, shigjetën, mburojën, rrobat e metalta etj. Secila nga ato do ti shpëtojë jetën, ashtu shumëgjuhësia i hap individit më shumë dritare që ekzistenca e tij të jetë e sigurtë. Për këtë arsye ne duhet ti kushtojmë një kujdes të madh gjuhës amtare, e cila ka një ndikim në formimin e personalitetit dhe identitetit të fëmijës që nga lindja e deri në zhvillimin e tij të përkryer.
Kur fëmija zotëron gjuhën amëtare ka një intuitë se ai e zotëron botën për rreth dhe se ai e di për çfarë është lindur, për të qenë pjesë progresive e natyrës dhe e shoqërisë në të cilën me aktivitetin e tij duhet ta ndryshojë dhe ta bëjë më të kapshme së pari për vete dhe për të tjerët. Kur nuk e zotëron ose mëdyshet të mësojë gjuhën e nënës ai do të ikë nga gjithçka që ka të bëj me identitetin e tij, do donë me kënaqësi pushimet ti kalon diku tjetër e jo në vendlindje, do të rrijë indiferent nga gjyshi, gjyshja , apo edhe nga të afërmit, ne themi disi i strukur në botën e fantazuar të tij.
Është e domosdoshme që fëmija të kenë sa më shumë mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre gjuhësore, jo vetëm me ambientin përreth por edhe me aktivitetin e tij.
Dhe po për këtë arsye librat e gjuhës shqipe luajnë rolin e tyre vendimtarë që fëmija fare lehtë në formë të lojës dhe argëtimit të mund të hyj në botën e mësimit dhe të përforcon qëllimin për të mësuar gjuhën amtare”.
Autori më pas foli për librin , përshkroi aspektet didaktike të punës me këtë tekst shkollorë.
Librat e autorit si dhe të poeteve që i sollën u vlerësuan nga publiku si mjaftë të dobishëm për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi manifestime të tilla që tregojnë etnitetin, kulturën dhe traditën tonë në qytetin e Linzit.
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Miu zviceran me inteligjencë artificiale synon të zëvendësojë testimin në kafshë të gjalla Studiuesit zviceranë kanë krijuar një version të inteligjencës artificiale të një miu që do të zëvendësonte... -
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35 -
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim”















