Muzikë
Dua Lipa dhe Callum Turner i japin fund beqarisë me një ceremoni private në Londër
Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private të zhvilluar në Londër.
Çifti u martua këtë të diel në Old Marylebone Town Hall, në prani të një numri të vogël familjarësh dhe miqsh të afërt. Pamjet e publikuara nga mediat britanike tregojnë momentet e veçanta të ceremonisë së tyre.
Për ditën më të rëndësishme të jetës së saj, Dua Lipa zgjodhi një fustan elegant couture nga Schiaparelli, i krijuar nga stilisti Daniel Roseberry. Veshja u kompletua me doreza dhe një kapelë të bardhë, ndërsa Callum Turner u paraqit me një kostum klasik blu të errët.
Historia e tyre e dashurisë nisi të tërhiqte vëmendjen e publikut në fillim të vitit 2024, kur u panë së bashku në Londër. Më vonë, ata e bënë publike lidhjen përmes rrjeteve sociale, duke konfirmuar romancën që shpejt u shndërrua në një nga më të komentuarat në botën e showbiz-it.
Në vitin 2025, Dua Lipa bëri të ditur fejesën e saj, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm dhe të menduar mirë. Këngëtarja kishte deklaruar gjithashtu se në të ardhmen dëshiron të krijojë familje dhe të ketë fëmijë.
Martesa e tyre shënon një kapitull të ri në jetën personale të çiftit, i cili prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Gratë me aftësi të kufizuara përballen me diskriminim të dyfishtë në tregun e punës në Zvicër Gratë me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta në tregun e punës,... -
CHUV investon mbi 2 milionë franga në robotin më të avancuar kirurgjikal -
Kanabisi i ligjshëm: Prodhuesit zviceranë përballen me konkurrencë të huaj -
Stuhi në Zvicër, niveli i rrezikut 3 -
Partitë zvicerane skeptike ndaj rritjes së TVSH-së për shpenzimet e ushtrisë











