Lajme
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri
Një projekt kërkimor pjesëmarrës i realizuar nga Berner Fachhochschule (BFH) po sjell në qendër të vëmendjes përvojat e të moshuarve në Zvicër dhe Shqipëri. Në kuadër të projektit “Storylink”, organizohet një forum leximi dhe diskutimi me temën “Plakja në Zvicër dhe në Shqipëri”, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë mendime, përvoja dhe këndvështrime mbi procesin e plakjes në dy kontekste kulturore të ndryshme.
Projekti bazohet në intervista individuale dhe punëtori me të moshuar nga të dy vendet, përmes të cilave janë mbledhur histori personale, kujtime dhe përvoja të lidhura me plakjen dhe kujdesin shëndetësor. Këto rrëfime janë përpunuar më pas nga autore të ndryshme në tregime biografike dhe letrare.
Organizatorët theksojnë se përmes leximit të përbashkët dhe diskutimeve krijohen mundësi për njohje të reja dhe për një mirëkuptim më të thellë ndërkulturor.
Gjatë forumit do të trajtohen tema si:
plakja dhe sfidat e saj,
familja dhe solidariteti ndërbrezor,
kujdesi dhe mbështetja për të moshuarit,
përvojat personale të pjesëmarrësve.
Kontributet dhe reflektimet e pjesëmarrësve do të mblidhen në mënyrë anonime dhe do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejshëm të projektit, duke pasuruar atë me perspektiva dhe zëra të rinj.
Forumi është i hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të diskutojnë mbi temat e plakjes, kujdesit dhe përvojave ndërkulturore. Pjesëmarrja nuk kërkon regjistrim paraprak.
Detajet e aktivitetit:
PBZ Pestalozzi-Bibliothek Hardau
E premte, 5 qershor 2026
Ora 18:00 – 20:00
Për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë Dr. Mirelinda Shalën, bashkëpunëtore e projektit, në adresën elektronike: [email protected].
Më shumë informata: https://www.bfh.ch/de/forschung/referenzprojekte/storylink/
albinfo.ch
Lexoni po ashtu:
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Qershor 2026
- Ora18:00
- LokacioniPBZ Pestalozzi-Bibliothek Hardau
- Data e përfundimit5 Qershor 2026 - 20:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Gratë me aftësi të kufizuara përballen me diskriminim të dyfishtë në tregun e punës në Zvicër Gratë me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta në tregun e punës,... -
CHUV investon mbi 2 milionë franga në robotin më të avancuar kirurgjikal -
Kanabisi i ligjshëm: Prodhuesit zviceranë përballen me konkurrencë të huaj -
Stuhi në Zvicër, niveli i rrezikut 3 -
Partitë zvicerane skeptike ndaj rritjes së TVSH-së për shpenzimet e ushtrisë












