Lajme
Vazhdon fluksi, në Tabanoc arrin 2 mijë refugjatë
Sipas burime nga Lugina e Preshevës, mbi 2 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrikën Veriore, me trena dhe autobusë nga Gjevgjelia kanë arritur në Tabanoc
Derisa Hungaria ka mbyllur “hermetikisht” kufirin për emigrantët afro-aziatikë, ndërsa Kroacia po lëshon vetëm grupe të vogla nëpër shtetin e tyre, në anën tjetër fluksi i atyre që ia kanë mësyrë Evropës nuk ka të ndalur. Në pikëkalimin Tabanoc që ndanë Maqedoninë me Serbinë po vazhdojnë të vijnë grupe të mëdha emigrantësh.
Sipas burime nga Lugina e Preshevës, mbi 2000 refugjatë nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, me trena dhe autobusë nga Gjevgjelia kanë arritur në Tabanoc. Ata kanë kaluar më këmbë kufirin për të arritur deri në Preshevë.
“Në Greqi arritëm me anije, pastaj me tren arritëm deri këtu, shërbimi ka qenë në rregull vetëm se nevojiten më shumë tualete, ngase treni ishte i stërmbushur me njerëz dhe nuk kishte vend për të gjithë, shumë nga njerëzit flinin në dysheme. Tani do të udhëtojmë në këmbë 6 deri në 7 kilometra, derisa të arrijmë në qendrën e refugjatëve në Preshevë”, ka thënë për REL, Nihad Ahmad nga Iraku, i cili bashkë me shokët e tij synon Anglinë.
“Në Evropë jemi nisur për më shumë gjëra; e para të gjejmë një vend të sigurt sepse Evropa është e njohur për humanitetin e saj dhe si e dyta, dëshirojmë t’u sigurojmë një të ardhme më të sigurt fëmijëve tanë dhe mbi të gjitha të shpëtojmë nga vrasjet e pakuptimta që ndodhin në vendin tonë”, thotë Muhaz Hamad nga Siria.
Ata pasi arrijnë në Tabanoc qëndrojnë vetëm disa minuta, sa për të marrë pak ushqim, ndihma këto që i shpërndajnë organizatat humanitare.
Qendra e refugjatëve në Tabanoc e cila është e ngritur edhe me ndihmën e UNHCR-së është e boshatisur sepse migrantët me të arritur këtu, pas disa minutash vazhdojnë rrugën drejt Serbisë, por autoritetet zyrtare të vendit thonë se kampi do të shërbejë për ditët e ftohta, nëse potencialisht bllokohet kufiri me Serbinë.
Ndryshe, refugjatët sapo të hyjnë në Preshevë duhet të lajmërohen tek autoritetet serbe, të cilat ua japin nga një dokument me të cilën detyrohen brenda pesë ditëve, ose ta lëshojnë Serbinë ose të kërkojnë azil në këtë shtet. Por, të gjithë refugjatët e shfrytëzojnë Serbinë si vend trampolinë për të kërcyer në vendet e BE-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit Operacionet e fluturimit në pistën e prekur do të rifillojnë këtë të shtunë. Kjo ishte planifikuar... -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër?












