Lajme
Vala e të nxehtit thyen rekorde në Chur
Edhe zona të tjera të kantonit Graubünden kanë shënuar rekorde të reja
Qyteti i Churit në kantonin Graubünden ka regjistruar serinë më të gjatë të ditëve me temperatura mbi 30°C në historinë e matjeve meteorologjike.
Nga 17 deri më 30 qershor, termometri ka kaluar kufirin e 30 gradëve për 14 ditë radhazi, duke vendosur një rekord të ri.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në verën e vitit 2018, me 12 ditë radhazi mbi 30°C, duke barazuar rekordin e vitit 2006.
Këtë vit, seria është tejkaluar ndjeshëm, duke konfirmuar intensitetin e jashtëzakonshëm të valës së të nxehtit, transmeton albinfo.ch.
Edhe zona të tjera të kantonit Graubünden kanë shënuar rekorde të reja.
Në Davos, temperatura mesatare maksimale nga 19 deri më 28 qershor arriti në 26.3°C, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë.
MeteoSwiss thekson se kjo valë e të nxehtit është veçanërisht ekstreme për shkak të kombinimit të intensitetit dhe kohëzgjatjes së saj.
E-Diaspora
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 Kapitenia e Suedisë dhe e klubit anglez mbetet pjesë e London City Lionesses, pavarësisht se aktualisht... -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës Vala e të nxehtit nuk po kursen as Alpet, ndërsa në Jungfraujoch u regjistrua temperatura më... -
Të nxehtit në Zvicër po merr më shumë jetë sesa aksidentet rrugore -
Zvicra paguan miliona franga pensione jashtë vendit për persona që nuk u takojnë -
Alarmi maksimal për zjarre në disa rajone të Zvicrës -
Rënia e lindjeve në Zvicër, pse familjet po heqin dorë nga fëmija i dytë dhe i tretë?













