Kosova
Kosova po plaket, mosha mesatare e popullsisë pritet të arrijë 49 vjeç deri në vitin 2060
Mosha mesatare e popullsisë në Kosovë pritet të rritet në 49 vjeç deri në vitin 2060, sipas raportit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mbi projeksionet e popullsisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të ASK-së, Kosova aktualisht ka 1,602,515 banorë. Mosha mesatare e popullsisë ka shënuar rritje të vazhdueshme, nga rreth 30 vjeç në regjistrimin e vitit 2011, në rreth 35 vjeç në regjistrimin e vitit 2024.
Raporti tregon gjithashtu se Prishtina mbetet komuna me shkallën më të lartë të urbanizimit, ndërsa Dragashi renditet si komuna me popullsinë më rurale në vend.
Regjistrimi i popullsisë është zhvilluar edhe në katër komunat veriore – Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Zveçanin – megjithatë pjesëmarrja e banorëve ka qenë e ulët. Ndonëse ASK vlerëson se në këto komuna jetojnë rreth 15 mijë banorë, vetëm 6,708 persona morën pjesë në regjistrim.
Për herë të parë, regjistrimi i vitit 2024 përfshiu edhe një vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga lufta e viteve 1998–1999. Sipas ASK-së, dëmet materiale të luftës llogariten në mbi 5 miliardë euro.
Po ashtu, raporti evidenton se gjatë luftës janë vrarë 11,417 persona, 1,047 rezultojnë ende të zhdukur, 6,682 janë plagosur dhe 3,312 persona kanë qenë të burgosur./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rritet niveli i rrezikut nga zjarret në pyje në disa pjesë të Zvicrës Të enjten, Zyra Federale për Mjedisin e ngriti rrezikun e zjarreve në pyje në pjesë të... -
Numri i sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi është rritur në Zvicër -
Pse kjo kompani ajrore në Zvicër synon vetëm 65% të fluturimeve në kohë? -
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së













