Lajme

Pakistan: Të paktën 40 të vdekur në aksidentin e autobusit

Autobusi doli nga rruga në provincën jugperëndimore të Balochistanit dhe u zhyt në një përrua të thellë

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë autobusi në Pakistan. Një oficer policie i tha Agjencisë Gjermane të Shtypit (dpa) se autobusi doli nga rruga në provincën jugperëndimore të Balochistanit dhe u zhyt në një përrua të thellë.

Sipas policisë, autobusi mendohet të ketë dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së tepërt. Një hetim rreth katastrofës është ende në pritje, tranmseton albinfo.ch.

Sipas statistikave qeveritare, rrugët e këqija, automjetet e mirëmbajtura dobët dhe masat e pamjaftueshme të sigurisë në trafik çojnë në aksidente të shumta në Pakistan çdo vit, duke rezultuar në mijëra vdekje.