Lajme
Çfarë të drejtash kanë pasagjerët që udhëtojnë me kompanitë ajrore zvicerane?
Rregullat e reja forcojnë mbrojtjen e udhëtarëve në rast të vonesave, anulimeve dhe problemeve me bagazhet
Pasagjerët që udhëtojnë nga ose drejt Zvicrës me kompani ajrore zvicerane pritet të përfitojnë nga mbrojtje më e fortë e të drejtave të tyre, pas marrëveshjes së arritur për përditësimin e rregullave evropiane për transportin ajror.
Aktualisht, udhëtarët që nisen nga aeroportet zvicerane mbrohen nga Rregullorja Evropiane për të Drejtat e Pasagjerëve Ajrorë (EC 261/2004), e cila zbatohet edhe në Zvicër falë marrëveshjeve dypalëshe me Bashkimin Evropian, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Ndryshimet e reja synojnë të sqarojnë dhe forcojnë të drejtat e udhëtarëve në rast të vonesave të gjata, anulimeve të fluturimeve ose refuzimit të hipjes në avion. Mes masave kryesore janë detyrimi i kompanive ajrore për t’u ofruar pasagjerëve informacion më të shpejtë, asistencë më të mirë dhe alternativa të transportit nëse fluturimi i tyre ndërpritet.
Rregullat e reja parashikojnë gjithashtu që, nëse një kompani ajrore nuk është në gjendje të ofrojë një fluturim alternativ brenda një afati të caktuar, pasagjerët mund të rezervojnë vetë një fluturim tjetër dhe të kërkojnë rimbursimin e kostove. Po ashtu, kompanitë do të jenë të detyruara të ofrojnë ujë, ushqim, akomodim dhe kujdes për pasagjerët në rast të vonesave të gjata.
Ndër të drejtat që forcohen janë edhe kompensimi për pajisjet e lëvizshmërisë të humbura ose të dëmtuara, korrigjimi pa pagesë i gabimeve në emër në biletë në raste të caktuara, si dhe detyrimi për t’i informuar qartë udhëtarët për të drejtat e tyre dhe rregullat për bagazhet.
Autoritetet evropiane theksojnë se ndryshimet synojnë t’u japin pasagjerëve më shumë siguri juridike dhe një nivel më të lartë mbrojtjeje, ndërsa kompanive ajrore rregulla më të qarta për trajtimin e situatave të jashtëzakonshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut Një moment historik është shënuar sot për Komunitetin Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi... -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana Tragjedia e zjarrit në barin Le Constellation nuk pritet të ndikojë negativisht në turizmin veror në... -
Vala e të nxehtit mund të rrisë çmimet e ushqimeve në Zvicër -
Vala e të nxehtit mbush pishinat në Zvicër, mbi 15 milionë vizita këtë verë -
Pacientët e moshuar trajtohen në temperatura deri në 30 gradë në spitalin më të madh të Zvicrës -
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit











