Shqipëria
Mediat gjermane: Protestat kundër Ramës nuk u zbehën as nga koncerti i Kanye West
“Süddeutsche Zeitung” analizon situatën në Shqipëri, duke shkruar se koncerti milionësh nuk arriti të përmirësojë imazhin e kryeministrit Edi Rama mes protestave dhe akuzave për korrupsion.
Gazeta prestigjioze gjermane Süddeutsche Zeitung i ka kushtuar një analizë situatës politike në Shqipëri, duke vlerësuar se përpjekja e kryeministrit Edi Rama për të përmirësuar imazhin e tij përmes koncertit të reperit amerikan Kanye West nuk ka dhënë rezultatet e pritura, përcjell albinfo.ch.
Sipas medias gjermane, prej javësh dhjetëra mijëra qytetarë po protestojnë në Shqipëri, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim.
Në analizë thuhet se qeveria shqiptare investoi mbi katër milionë euro për ndërtimin e “Eagle Stadium” pranë aeroportit të Tiranës, ku u mbajt koncerti i Kanye West, artist i cili prej vitesh ka qenë në qendër të polemikave për deklaratat e tij antisemite.
Ndërsa në disa vende, si Britania e Madhe, Polonia, Italia dhe India, koncertet e reperit u anuluan, Shqipëria vendosi ta mirëpriste artistin, pavarësisht kritikave të Komunitetit Hebraik Shqiptar, i cili e konsideroi organizimin e koncertit një kundërshti morale.
Rama kishte deklaruar se koncerti do të sillte përfitime për turizmin dhe ekonominë dhe se për një ditë Tirana do të shndërrohej në “kryeqytetin botëror të muzikës”.
Megjithatë, sipas Süddeutsche Zeitung, ngjarja nuk u shndërrua në suksesin e pritur. Në ditët para koncertit, mijëra qytetarë protestuan në Tiranë, ndërsa artistë vendas organizuan demonstrata para Ministrisë së Kulturës, duke kundërshtuar shpenzimin e miliona eurove për një koncert, në një kohë kur, sipas tyre, skena e pavarur kulturore shqiptare përfiton shumë pak mbështetje financiare nga shteti.
Gazeta shkruan gjithashtu se stadiumi nuk ishte i mbushur plot dhe mediat shqiptare raportuan se bileta ishin shpërndarë edhe për punonjës të administratës publike dhe nxënës shkollash. Sipas raportimeve, edhe gjatë koncertit janë dëgjuar thirrje që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit.
Analiza lidh valën e protestave me zhvillimet në Lagunën e Nartës, ku nisja e punimeve në një zonë të mbrojtur natyrore shkaktoi reagime të forta publike. Protestat, që fillimisht kishin në fokus mbrojtjen e mjedisit, u shndërruan më pas në demonstrata më të gjera kundër qeverisë.
Në shkrim përmenden edhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme për korrupsion lidhur me dyshimet për pastrim parash dhe transaksione të dyshimta me prona në zonën e Nartës, ku planifikohen projekte turistike luksoze.
Süddeutsche Zeitung rikujton se edhe Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të ndalojë ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe të rishqyrtojë ndryshimet ligjore që lejojnë projekte të tilla, ndërsa qeveria gjermane ka bërë thirrje për respektimin e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian.
Në përfundim, gazeta gjermane vlerëson se mbetet e paqartë nëse koncerti i Kanye West arriti t’i sjellë Edi Ramës përfitimin e dëshiruar në aspektin e imazhit publik, ndërsa kryeministri shqiptar, pas koncertit, u kufizua vetëm në shpërndarjen e një mesazhi falënderues të artistit në rrjetin social X./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar I riu humbi jetën pas një përleshjeje mes dy grupeve në Cremas, ndërsa policia identifikoi autorët... -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta -
Itali
Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali
Jeta në Zvicër
-
Roboti zviceran që mund të ndryshojë të ardhmen e stomatologjisë MIR, roboti zviceran që hap një epokë të re në trajtimet dentare... -
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme












