Lajme
Komuna e Prishtinës, kifle për 20 mijë nxënës
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e realizoi edhe një premtim. Ai nga sot nisi shpërndarjen e shujtave për 20 mijë nxënës fillor në 43 shkollat e komunës së kryeqytetit
Komuna e Prishtinës filloi sot shpërndarjen e shujtave nëpër shkolla, duke ndarë fillimisht kifle për të gjithë nxënësit e kësaj komune. Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti tha se shumë shpejt nxënësve do t’u shpërndahet edhe qumësht 0.25 mililitra, em sasi të konsiderueshme të kalciumit.
Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën “Naim Frashëri” për t’u informuar nga afër lidhur me realizmin e këtij projekti.
“Jemi duke i shikuar mundësitë që ta zgjerojmë projektin e shujtave gjatë vitit të ardhshëm për të gjitha klasat. Sivjet së shpejti do të fillojmë edhe me shpërndarjen e qumështit, 250 ml, me kalcium të shtuar që është i domosdoshëm për rritjen e shëndetshme të fëmijëve”, deklaroi Ahmeti.
Sivjet, sipas tij, është përmirësuar cilësia e kifleve dhe është kërkuar që të jetë e ambalazhuara për arsye higjienike. “Kiflet do të jenë të mbyllura në mënyrë hermetike nga fabrika e cila i prodhon”, tha kryetari Shpend Ahmeti, sipas të cilit, përfitues të shujtave do të jenë edhe nxënësit e tri shkollave që janë përzgjedhur për mësimin tërëditor.
Projekti i shujtave mundësohet nga buxheti i kursyer i Komunës së Prishtinës nga shpenzimet e panevojshme, ndërsa fitues është shpallur OE “Premium Bakery”. Çmimi i shujtës javore është 0.78 €.
Ndryshe, nga ky projekt i komunës së Prishtinës përfitojnë rreth 20 mijë nxënës në 43 shkolla fillore të Komunës, të klasave I – V. Kjo ide e kryetari të komunës ishte kundërshtuar nga këshilltarët e partive opozitare. Ata kanë thënë se shujtat nëpër klasa krijojnë papastërit.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025












