Lajme
Zhbllokohet marrëveshja për diploma
Me këtë marrëveshje, palët u zotuan për njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet
Pas një bllokimi të gjatë, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, janë marrë vesh të martën në Bruksel, që ta zhbllokojnë marrëveshjen për njohjen e diplomave universitare.
Me këtë marrëveshje, palët u zotuan për njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet.
Kjo marrëveshje përfshin të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.
Në takimin e fundit, Prishtina dhe Beogradi u zotuan për njohjen reciproke të diplomave
“Procesi i certifikimit të diplomave të institucioneve respektive të arsimit do të vazhdoj përmes certifikimit nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE), të cilat pastaj do të njihen nga shtetet përkatëse për çështje dhe qëllime të tregut të punës apo për studime të mëtejme, varësisht nga interesimi i aplikantëve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Kjo marrëveshje, siç thuhet, i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë, dhe kërkon që brenda afatit prej pesë muajsh të njihen të gjitha diplomat e certifikuara nga ana e AUE. Kjo e fundit ka certifikuar mbi 400 diploma, por se Serbia ka dështuar ti njoh.
“Po ashtu, me këtë marrëveshje përcaktohet mekanizmi mbikëqyrës i procesit të zbatimit të Marrëveshjes që përbëhet nga tre palët (pala e Kosovës, BE-së, dhe Serbisë) dhe që ka obligim të raportoj, vlerësoj dhe përmirësoj sipas nevojës procesin e zbatimit të marrëveshjes”, theksohet më tej në njoftim, citon Koha.
Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave thuhet se do të ndihmojë me theks të veçantë popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët kryesisht studimet e tyre i kryejnë në institucionet e arsimit në Kosovë dhe të cilët kanë nevojë të kthehen dhe të shërbejnë në vendet e tyre.
“Qeveria e Kosovës gjithmonë ka qenë e shqetësuar dhe në vazhdimësi i ka raportuar për pengesat e vëna nga ana e Serbisë popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës në këtë aspekt”, potencohet në komunikatë.
Ndryshe më 22 nëntor 2011, në Bruksel ishte arritur marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave ndërmjet dy shteteve. Marrëveshje atëbotë ishte nënshkruar nga EditaTahiri dhe Borko Stefanoviq, por vetëm pas pesë muajve, ajo ishte bllokuar nga ana e Beogradit zyrtar. Sipas marrëveshjes, diplomat do të certifikohen nga një institucion i pavarur, siç është Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE).
Së bashku me ministren për Dialog, Edita Tahiri, në takimin për çështjen e diplomave universitare në Bruksel, ka qenë edhe ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arsim Bajrami.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” Sipas Zyrës Federale Zvicerane të Auditimit, fushatat pro dhe kundër së bashku kanë në dispozicion rreth... -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve”













