E-Diaspora
Ish refugjatja shqiptare këndon para refugjatëve
Këngëtarja nga Shqipëria, me qëndrim prej 23 bvitesh në Gjermani, ka dhënë një koncert bamirës në Hasbergen, të dedikuar forumit të refugjatëve
Elida Shehu këndon me pasion para refugjatëve shansonet franceze dhe “shlagerët” gjermanë. Por para 23 vitesh këngëtarja shqiptare ka qenë edhe vetë refugjate. Kishte ardhur nga Shqipëria gjatë zhvillimeve të bujshme të fillimit të viteve `90 pas rrëzimit të diktaurës në vend.
Të premten e kaluar ajo ka dhënë një koncert bamirës në lokalin “Zur Holzheide” në Hasbergen, të dedikuar forumit të refugjatëve. Këtë lokal ajo e konsideron si vend të ngrohtë në vendin e saj të ri, ku do të vinte me dëshirë në rast se edhe një herë tjetër do të detyrohej të “arratisej”.
23 vite më parë pas një udhëtimi që kishte zgjatur gjashtë javë, shqiptarja kishte ardhur në Hasbergen të Gjermanisë. Kur kishte “aterruar” këtu, evokon Elida, me vete kishte pasur vetëm një qese të thjeshtë me sende personale, asgjë më shumë. Por gjermanët i kishin dhuruar mikpritje mëse miqësore, shkruan Neuer Osnabrücker Zeitung. Prandaj ajo e ka kthyer me 23 këngë të kënduar kësaj mbrëmje nderimin që i ishte bërë atëbotë nga vendësit në Hasbergen, transmeton albinfo.ch.
Me zërin e saj të fuqishëm dhe të pastër ajo ka kënduar këngë të ndryshme gjermane dhe nga Evropa lindore. Po ashtu në repertorin e saj të mbrëmjes kanë qenë edhe pjesë nga njuzikli “Don`t cry for me Argentina” dhe “Ich gehör nur mir”. Ndërsa vetëm kur ka filluar një këngë të ngeshme nga tradita popullore shqiptare publiku ka shpërtyer në duatrokitje.
Në këtë mbrëmje, për të mirë të refugjatëve janë grumbulluar 900 euro. Por vetë këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq. Ajo është zotuar t`a zëvendësojë kuzhinën e shkatërruar të qendrës së azilit në Hasbergen me një të re, që do t`ua dhurojë refugjatëve
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim













