Lajme
Me iniciativën e një mërgimtari, spitali i Bochumit ndihmon QKUK-në
Spitali Augusta-Kranken-Anstalt GMBH nga Bochum i Gjermanisë ka dhuruar një donacion në vlerë 33 mijë e 300 euro për QKUK-në
Bashkatdhetarët që punojnë dhe jetojnë më mërgatë, përveç dërgesave për familjet e tyre, ata nuk e harrojnë as ndihmën ndaj atdheut. Nazmi Bytyçi, i cili punon inxhinier në Spitalin Augusta-Kranken-Anstalt GMBH nga Bochum i Gjermanisë, nxiti qytetarët gjermanë që ta ndihmojnë Kosovën me pajisje spitali.
Me iniciativën e Bytyçit dhe humanitetin që tregoi ky spital gjerman, gjatë kësaj jave në Prishtinë, në Klinikën e Torakales në Qendrën Klinike Universitare, erdhi një ndihmë e konsiderueshme me pajisje me vlerë 33.300 euro.
Donacioni përmban 65 shtretër, 38 dyshekë, 50 kabina shtrati, 2 karroca transporti dhe një shtrat mjekimi. Një pjesë e donacionit do të shkojë edhe për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Donacioni është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, dr. Saudin Maliqi me Spitalin Augusta-Kranken-Anstalt GMBH dhe inxhinierin Bytyçi.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) falënderon donatorët, në veçanti angazhimin e z. Bytyçi për këtë donacion, i cili është i mirëseardhura për QKUK dhe spitalet e përgjithshme. SHSKUK përmes zyrës së pasurisë do të bëjë regjistrimin e këtij donacioni dhe më pastaj ai menjëherë do të mund të shfrytëzohet për institucionet shëndetësore që është dhuruar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën Zvicra shihet si një “strehë e sigurt” për investime falë stabilitetit politik, sistemit të fortë ligjor... -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025













