Lajme
Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës
Sipas mediave që kanë qenë prezent në Kuvend, gazin e kanë hedhur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli i Lëvizjes Vetëvendosje
Ende pa nisur mirë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, partitë opozitare sërish kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit, duke pamundësuar aktualisht mbajtjen e seancës plenare. Opozita tha se kjo ngjarje do të përsëritet sërish, derisa qeveria t’i tërheq nënshkrimet nga dy marrëveshjet e fundit.
Sipas mediave që kanë qenë prezent në Kuvend, gazin e kanë ndezur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli i Lëvizjes Vetëvendosje. Është befasuese se si bombat me gaz kanë hyrë në kuvend, kur sot sigurimi i Kuvendit ka kontrolluar me skaner secilin deputet.
Në anën tjetër Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë u ka bërë thirrje zyrtarëve të saj që mos të dalin në sheshin “Nënë Tereza”, pas i opozita ka parlajmëruar protesta për t’i mbështet deputetët brenda në seancë.
“Ambasada Amerikane në Prishtinë ka informuar shtetasit e saj se në bazë të raporteve të mediave, sot pritet të ndodhë një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në qendër të Prishtinës. Partitë politike në Kosovë do të demonstrojnë kundër marrëveshjeve të fundit politike. Deri tani është e panjohur se sa do të jetë numri i protestuesve. Personeli i ambasadës amerikanë është i “kufizuar” që të mos kaloj në sheshin “Nënë Tereza”, thuhet në qëndrimin e Amabsades Amerikane.
Derisa Kryesia e Kuvendit është në mbledhje urgjente, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes tha se do të vazhdojnë me bllokim të Kuvendit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












