Lajme
“Kosova” po shkëlqen në Zvicër
Skuadra “Kosova” e Gjenevës e ka filluar mjaft mirë edicionin e ri. Kjo skuadër që drejtohet nga trajneri i njohur kosovar, Musa Selimi, përbëhet vetëm nga futbollistë shqiptarë dhe bën pjesë në Ligën e Tretë Kantonale të Gjenevës. Selimi, duke u rrëfyer për albinfo.ch, tregon se cili është misioni i kësaj skuadre, në çfarë kushtesh punon dhe cilat janë ambiciet për të ardhmen.
“Unë këtë edicion jam emëruar trajner dhe ndodhemi në vendin e parë në grupin tonë, ku nga tetë ndeshje të zhvilluara kemi gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje. Gjithashtu kemi fituar edhe një ndeshje të Kupës, duke u kualifikuar në xhiron e ardhshme. Shpresoj se do të fitojmë në grupin tonë e të hymë në rrethin e katërt të Kupës, ku marrin pjesë ekipe të mëdha, si Baseli, Zurichu e të tjera. Deri tani jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe synimi ynë është të ngritemi më lart dhe të ndjekim shembullin e Kosova Zurich”, ka thënë Selimi. Ai tregon edhe për lojtarët e tij.
“Ne kemi 24 lojtarë dhe të gjithë janë shqiptarë. Tre janë nga Shqipëria, një nga Maqëdonia dhe të tjerët nga Kosova. Nga Kosova kam marrë futbollistë cilësorë, si Blendim Gashi, Xhevdet Muji, Kastriot Rexhepi, Riga Kastrati, derisa nga Shqipëria Erion Hoti, i cili ka qenë anëtar i Gramozit dhe ka luajtur kundër Real Madridit, por kam gjetur edhe lojtarë të talentuar, si dy sulmuesit Rinor Halimi dhe Albetrit Ramiqi, por edhe mbrojtësit Liridon Heta dhe Krasniq Salihu. Ne jemi klubi i vetëm që kemi futbollistë vetëm shqiptarë dhe skuadrat kundërshtare janë shumë të motivuara kundër nesh. Duhet cekur që edhe kryesia bën një punë të jashtëzakonshme, kryetari Selajdin Salihu dhe nënkryetari Çamil Sejdiu. Kushtet janë shumë të mira dhe kemi gjithashtu edhe ekipin e juniorëve, çka është shumë e rëndësishme, si dhe ekipin e dytë”, thekson ish-trajneri i Dritës dhe Gjilanit. Pas rezultateve, edhe shikuesit shqiptarë kanë filluar të shtohen.
“Shikueshmëria ka filluar të rritet dhe ne jemi ekipi më i disiplinuar në ligë. Deri në 2 mijë shikues ka për ndeshje. Qëllimi ynë është t’i bashkojmë shqiptarët së paku kur vijnë në ndeshje dhe integrimi i të rinjve shqiptarë. Edhe ata e kanë kuptuar se synimet i kemi të mëdha. Edhe në të ardhmen do të marr lojtarë nga Kosova, varësisht se në cilin ligë do të jemi. Tashmë kemi një mentalitet fitues dhe shpresoj të shpallemi kampion vjeshtor”, deklaroi Musa Selimi. Ai në fund foli edhe për futbollistët e rinj. “Synimi ynë është që të nxjerrim sa më shumë talentë dhe ata të depërtojnë në ekipe të mëdha. Të gjithë kanë idhuj futbollistë si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami, të cilët kanë përmirësuar imazhin e shqiptarëve në Zvicër, por pse jo edhe të arrijnë më shumë”, përfundoi Musa Selimi, i cili shpreson që vitin e ardhshëm të luajë disa ndeshje miqësore në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten
















