Lajme
Kosovë, 7.5 për qind kredi të këqija
Kjo shkallë kredive, edhe pse është më e ulëta në rajonin e Ballkanit, e bënë vetë sistemin bankar më jo stabil dhe më pak të sigurt
Niveli i kredive të këqija apo atyre me probleme, ka arritur në shkallën prej 7.5 për qind, duke shënuar kështu një ngritje të lehtë nga vitit i kaluar në Kosovë. Kjo shkallë kredive, edhe pse është më e ulëta në rajonin e Ballkanit, e bënë sistemin bankar kosovar më jo stabil dhe më pak të sigurt.
Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë treguar se trendi i nivelit të kredive të këqija ka një rritje të lehtë pa precizuar sa . “Kemi një nivel të ulët të kredive joperformuese 7.5 për qind në gusht 2015”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së Besnik Kada, sipas të cilit, numri të gjitha kredive të lëshuara deri më tani shkon në 459 mijë kredi, shkruan Telegrafi.
“Gjithsejtë totali i kredive aktive është 458 mijë e 903 kredi të lëshuara si hua, mbitërheqje, garancione. Shuma e kredive në sektorin bankar në muajin gusht 2015 evidentohet 1.965 miliard euro, ndërsa e depozitave 2.649 miliardë euro”, ka treguar zëdhënësi Kada.
Ndryshe, sipas disa të dhënave kredit e këqija shkojnë në rreth 1230 milionë euro.
Në shtete tjera, përfshirë Shqipërinë kredit e këqija kalojnë kuotën prej 20 përqindëshit. Madje sipas disa të dhënave nga Bankës së Shqipërisë, kredit me probleme realizojnë rreth 22. 88 për ind. Në vitin 2014 këto kredi ka qenë rreth 1 miliard euro të standardizuara me probleme, nga të cilat rreth 450 milionë euro janë konsideruar të humbura.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën










