Lajme
Aeroporti i Prishtinës, pa hotel
Nëse ndodhë anulim i ndonjë fluturimi apo shtyrja për disa orë, pasagjerët detyrohen të dalin jashtë aeroporti për të pushuar
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është ndër të aeroportet e rrallë që nuk ka hotel brenda ndërtesës, e madje as në lokacionin përreth. Kjo shihet si hendikep për disa udhëtarët, cilët i kanë flurimet në orët e vona të natës edhe herët në mëngjes, prandaj nuk kanë ku të flenë.
Madje, nëse ndodhë ndonjë anulim i fluturimit, pasagjerët detyrohen të dalin jashtë aeroporti, me taksi për ta gjetur hotelin më të afërt.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar, Valentina Gara ka thënë se ky aeroport nuk ka hotel dhe nuk kanë planifikuar me pas, meqë është menduar se nuk ka nevojë, transmeton kpress.
“Ne nuk kemi planifikuar që në të ardhmen të ndërtojmë ndonjë hotel. Kjo për shkak të çështjes komerciale, të cilën nuk e kemi të nevojshme. Po ashtu, pozicionimi i aeroportit nuk është larg prej hoteleve të cilat janë të ndërtuara përreth. Për këtë arsye nuk kemi në plan të ndërtojmë një herë për një herë ndonjë hotel”, ka thënë zëdhënësja Gara.
Ajo thotë se në vendet e rajonit aeroportet nuk kanë hotele, ndërsa ka plotë aeroporte të botës që kanë hotele apo afër aeroportit, siç janë Aeroporti i Cyrihut, Frankfurtit dhe aeroporte të tjera.
Mirëpo sipas saj ato aeroporte shërbejnë edhe transit ku kanë edhe klientë të ndryshëm.
Prej të gjithë udhëtarëve që janë pyetur në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës, kanë kërkuar që ky aeroport modern të ketë edhe hotel.
Feim Dikaj, i cili jeton në Francë thotë se do të ishte mirë të ketë hotel në aeroport, meqë ka udhëtime edhe natën me aeroplan dhe vonesa të ndryshme. Edhe Elfete Gerbeshi thotë se më mirë kishte me qenë me pas aeroporti një hotel. Ajo ka treguar edhe disa raste nga udhëtimi dhe vonesat e aeroplanëve.
“Ne udhëtojmë prej Prishtinës për Bazel dhe kanë hotele. Normalisht që do të ishte e nevojshme, neve na bie të vijmë natën. Para dy muajve kam ardhur në orën 4:00 të mëngjesit, kam qenë e sëmurë dhe ka pas avioni vonesë”, thotë Gerbeshi.
Ndryshe, tri javë më parë Albinfo.Ch raportoi nga Aeroporti i Prishtinës, se disa udhëtarë që kishin biletat e udhëtimit nga një kopani zvicerane, kanë mbetur në aeroport për shkaka të stërshitjes së biletave dhe shumica e udhëtarëve është dashtë të shkojnë në Swis hotel Diamond në Prishtinë. Kjo u ka marrë kohë disa orë pasagjerëve.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rritet niveli i rrezikut nga zjarret në pyje në disa pjesë të Zvicrës Të enjten, Zyra Federale për Mjedisin e ngriti rrezikun e zjarreve në pyje në pjesë të... -
Numri i sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi është rritur në Zvicër -
Pse kjo kompani ajrore në Zvicër synon vetëm 65% të fluturimeve në kohë? -
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së











