Lajme
Nis arrestimi i deputetëve, në pranga Donika Kadaj-Bujupi
Policia ka arrestuar vetën Kadja-Bujupin e cila ka qenë në shtëpi, ndërsa tre deputetët e Vetëvendosjes, Kurti, Haxhiu e Topalli nuk kanë qenë në banesat e tyre
Pas lëshimit të fletarrestimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës, policia e Kosovës ka arrestuar sot në mëngjes, deputeten dhe shefen e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadja-Bujupi, ndërsa është në kërkim edhe të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.
Këta deputetë akuzohen se në katër seancat e kaluara kanë hedhur gaz lotsjellës në kuvendin e Kosovës, që konsiderohet vepër penale.
Sipas medieve lokale, Policia ka arrestuar vetën Kadja-Bujupin e cila ka qenë në shtëpi, ndërsa tre deputetët e Vetëvendosjes, nuk kanë qenë në banesat e tyre. Madje Faton Topallin mendohet se gjendet në Zvicër dhe jo në Kosovë, pasi që i njëjti ka pasaportë zvicerane.
Sipas të njëjtit njoftim, deputetja e arrestuar Kadaj-Bujupi ka refuzuar t’i përgjigjet Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndërsa tani është dërguar në Gjykatën Themelore, ku pritet t’i shqiptohet masa e arrestit ose të lihet e lirë.
Arianit Koci, avokat mbrojtës i Kadja-Bujupit, ka thënë se klientja e tij nuk ka pranuar deri më tash që të flasë asgjë para prokurorit. “Krejt çfarë ka pasur të thotë e ka thënë në Parlament”, ka thënë Koci për Express. Nga Prokuroria Themelore është transferuar në Gjykatën Themelore, ku mund të pritet që me kërkesën e Prokurorit t’i caktohet masa e paraburgimit.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi si dhe që është vënë në kërkim të deputetëve Kurti dhe Haxhiu. Sipas Vetëvendosjes, banesa e Albin Kurtit dhe ajo e Albulena Haxhiut janë bastisur nga policia e kosovës dhe aktualisht brenda po qëndrojnë disa policë.
“Policia po i përgjigjet urdhrave policore të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit të cilët janë të gatshëm ta shndërrojnë Kosovën në shtet policor, vetëm që të mos heqin dorë nga pushteti i tyre dhe nga marrëveshjet që kanë bërë me Serbinë. Deputetja Kadaj – Bujupi duhet liruar menjëherë dhe përndjekja ndaj opozitës duhet të përfundojë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama, thotë se ndjenë keqardhje për arrestimin e Deputetes Donika Kadaj Bujupi. Por, ajo thekson se do të donte që opozita të tregohej më e arsyeshme e të mos sfidonte shtetin dhe rendin si dhe kolegët me gazin lotsjellës.
“Është përjetim i rendë kur lexon lajmin se është arrestuar kolegia ime deputete, Donika Kadaj, më të cilën më lidh një bashkëpunim i gjatë dhe i vlefshëm sidomos për sa iu përket te drejtave te grave. Sinqerisht do të doja që gjerat të mos shkonim deri këtu, ku disa deputetë të bëhen subjekt i policisë e ne t’i shohim kolegët tanë në prangat”, ka shkruar Lama.
Pas arrestimit të deputetes Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë të saj. Siç thuhet në këtë njoftim arrestimi i saj është bërë në orët e hershme të mëngjesit nga forca të mëdha policore. AAK më tutje i bënë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore kanë arrestuar deputeten e AAK-së, Donika Kadaj, në dalje të shtëpisë së saj. AAK i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë, që të mos shndërrohen në vegla të pushtetit duke zbatuar urdhra politike të të korruptuarve dhe kriminelëve institucional, Mustafës, Thaçit dhe Veselit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
E-Diaspora
-
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania Edhe një kalimtar i rastit që po ecte në qendër të Podujevës mbeti i plagosur nga... -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike
Jeta në Zvicër
-
Rriten ndjeshëm kolonat në autostradat e Zvicrës Kolonat në autostradat e Zvicrës arrijnë nivele rekord... -
Presidenti zviceran kritikohet për lëshimet ndaj SHBA-së -
Pse Zvicra po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të forta të nxehti? -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026












