Lajme
Peticioni me 200 mijë nënshkrime i dorëzohet Presidentes
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u bëri thirrjen të gjitha partive politike që t’i përgjigjen ftesës për dialog politik për të tejkaluar situatën e krijuar në Kuvend
Tri partitë politike që kanë formuar tashmë frontin opozitar i kanë dorëzuar presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me 200 mijë nënshkrime, që kundërshtohet Marrëveshja për Demarkacionit të kufirit shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Peticionin e dorëzuan, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami nga Nisa për Kosovën.
Sipas një komunikate lëshuar nga Presidenca, thuhet se presidentja Jahjaga u ka thënë përfaqësuesve opozitarë, se në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe pa paragjykim, ajo tashmë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe pret nga gjykata.
“Presidentja Jahjaga përsëriti thirrjen e saj që i tërë spektri politik i Kosovës t’i përgjigjet ftesës së saj për dialog politik për të tejkaluar situatën e krijuar në vend”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, herën e parë opozita e futi dhunshëm në Kuvend peticionin, por këtë nuk e morën për bazë, madje ishte kryeparlamentari Kardi Veseli që tha se në Parlament nuk ka ardhur kurrfarë peticioni. Ndërsa zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se peticioni është i falsifikuar
Pavarësisht këtyre deklaratave, tri partitë opozitare kanë zhvilluar një peticion nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, të cilën e kanë nënshkruar më shumë se 200 mijë qytetarë. Ata janë deklaruar kundër Asociacionit të Komunave serbe dhe kundër Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











