Lajme
A do të ketë ulje të çmimit të maskave në Zvicër?
Maska ka qenë një mall i shtrenjtë që nga fillimi i pandemisë së koronës në Zvicër.
Madje, në fund të muajit prill, Këshilltaria Federale, Viola Amherd, kishte thënë se tregu global i maskave ishte aq i vështirë sa individët privatë ose shitësit me pakicë nuk kishin asnjë shans që të gjenin maskë për të blerë.
“Pothuajse vetëm shtetet mund të blejnë maska”, kishte njoftuar ajo në një konferencë për shtyp.
Farmacia e ushtrisë furnizoi shitës me pakicë dhe farmaci të zgjedhura si pjesë e një furnizimi fillestar dhe ende pagoi një çmim njësie deri në 90 centë në blerjen në muajin mars, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Tani në korrik situata është krejtësisht e ndryshme. Zinxhirët e furnizimit të shitësve me pakicë, tregtarët me shumicë dhe farmacitë punojnë në mënyrë të pavarur. Prodhimi në Kinë, ku bëhen shumica e maska, po vazhdon përsëri me shpejtësi të plotë, dhe çmimet e blerjeve gjithashtu kanë rënë ndjeshëm.
Që nga e hëna e kaluar vendosja e maskës është kërkuar në gjithë transportin publik zviceran. Në disa kantone, një maskë duhet të vishet edhe për blerje. Me pak fjalë, Zvicrës i duhen më shumë maska.
Pas këtyre vendimeve, kompanitë e maskave kanë filluar të ulin edhe çmimin tyre.
Në kompanin e maskave Migros deri para disa ditësh një kuti me 50 maska higjiene kushtonte 34,90 CHF. Ndërsa tani sipas zëdhënësit për media të kësaj kompane, Thomas Kaderli, ato do të shiten për 24.90 franga.
Po ashtu është duke u shqyrtuar mundësia që çmimi i maskave të bie edhe më shumë në ditët në vijim.
Përpara se të shfaqej pandemia COVID-19, çmimi i një maskë në Zvicër ishte 5 centë.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta














