Kosova
A duhet ta ndjekë Kosova rrugën e Bosnjës për rezolutën në OKB
Qerim Ondozi, njohës i rrethanave politike në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë se Kosova duhet ta marrë shembull këtë shtet dhe mosdorëzimin e tij që të kërkojë përgjegjësi nga Serbia për krimet e luftës.
Në “Interaktiv” të KTV-së, Ondozi ka thënë se miratimi i Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që 11 korriku të njihet ndërkombëtarisht si Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë duhet t’i japë shtysë Kosovës.
Sipas tij, qasja e Serbisë është e njëjtë si ndaj Kosovës, ashtu edhe ndaj Bosnjës.
“Për fatin tonë të keq, s’ka marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Bosnjës, e s’po punohet drejt avancimit të tyre, megjithëse ka pasur lëvizje nga ana e qeverisë aktuale të Kosovës si për çështjen e njohjes së letërnjoftimeve. Kosova mund të mësojë nga Bosnja. Një fitore e tillë diplomatike mund t’i japë shtysë Kosovës për të kërkuar përgjegjësi nga Serbia për krimet që kanë ndodhur në Kosovë. S’di sa presion do të ushtrohet karshi neve për të mos bërë gjë të tillë, duke qenë se pjesë e negociatave është të mos bëhemi të zëshëm për këtë. Por, s’duhet hequr dorë nga një hap i tillë, sepse krimet asnjëherë nuk vjetrohen. E nëse këtu s’kemi të drejtë të kërkojmë dëmshpërblim a diçka, s’duhet të mos e harrojmë fitoren diplomatike të Bosnjës e të bëjmë gjë të ngjashme dhe ta akuzojmë Serbinë për gjenocid, nëse jo sivjet, pas një viti, pse jo edhe pas 10 vjetësh a kur të bëhemi anëtare e OKB-së, duke u thirrur në procesin që ka bërë Bosnjë e Hercegovina dhe shpresoj që do të ndihmojnë njëra-tjetrës në këtë proces sepse kemi çka të mësojmë nga njëra-tjetra”, ka thënë ai.
Ondozi po ashtu ka thënë se reagimet e pas votimit nga ana e liderit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kërcënimet për ndarjen e Bosnjës nuk kanë shkaktuar habi te populli boshnjak. Sipas tij, Dodikut i është dobësuar pozicioni për shkak të sanksioneve nga perëndimorët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












