Lajme
A mund të riinfektoheni nga COVID-19
Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit.
Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit.
“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me koronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkëdrejtoi studimin.
Ndryshe, rastet e riinfektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.
Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja, sugjerojnë se rastet e riinfektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.
“Të qenit i infektuar me COVID-19 ofron mbrojtje ndaj riinfeksionit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, tha Eyre.
“Ne nuk gjetëm infeksione të reja simptomatike në asnjë nga pjesëmarrësit që kishin rezultuar pozitivë me antitrupa”, shtoi ai./GE
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













