Lajme
A po zhvillon LSDM takime me partitë shqiptare?
"Nuk kemi akoma detaje që do t’i ndanim me opinionin. Kontakte ka në nivel tjetër. Liderët nuk janë takuar, që nga takimi publik për të cilin u informuat" thonë në LSDM
Partia që pretendon krijojë qeverinë, LSDM-ja është në konsultime me disa nga partitë politike shqiptare. Ajo kërkon nga to mbështetje për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë së re, konfirmuan nga partia e Zaevit, njofton alsat.m. Konsultimet sipas tyre nuk janë zhvilluar në nivel liderësh ndërsa nga LSDM-ja nuk bëjnë të ditur konkretisht se cilat janë kërkesat e shtruara nga partia e Ahmetit.
Të gjitha këto informacione janë në kuadër të spekulimeveve. Absolutisht nuk ka asnjë detaj të ri nga ajo që u kumtua një ditë më parë. Nuk kemi akoma detaje që do t’i ndanim me opinionin. Kontakte ka në nivel tjetër. Liderët nuk janë takuar, që nga takimi publik për të cilin u informuat – deklaroi Damjan Mançevski, LSDM
Një takim mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe BDI-së, siç mëson Alsat, ka pasur tre ditë më parë.
BDI në asnjë mënyrë nuk do të ngutet, por do të insistojë në arritje përmbajtjesore, pa presionin e kohës dhe afateve. Për BDI-në, zbardhja e tërësishme e së vërtetës bashkë me zbatimin e pritjeve shqiptare është parësore dhe e pakompromis. Vendimet tona dëshmuan qe ne nuk jemi peng dhe nuk i kemi borxh askujt, prandaj dhe insistojmë që e vërteta të del në shesh sa më parë – thanë nga BDI.
Nga VMRO-DPMNE nuk precizojnë nëse do të tentojnë mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të siguruar një mandat të dytë për partinë e tyre, por me këmbëngulje kërkojnë zgjedhje të reja.
VMRO-DPMNE-ja me të gjitha forcat do të angazhohet që të respektohet vullneti i qytetarëve që më 11 dhjetori ishte fitore për VMRO-DPMNE-në. Nga kjo nuk heqim dorë – tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.
Për emërimin e mandatarit të dytë, presidenti Ivanov kërkoi 61 nënshkrime nga deputetët që e përkrahin si dhe një program që do të parashohë ruajtjen e karakterit unitar të vendit dhe reforma sistematike pas krizës.
E-Diaspora
-
SHBA
30 medalje për Kosovën në SHBA, nxënësit shkëlqejnë në NEO Science Olympiad Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në NEO Science Olympiad 2026 në SHBA... -
Gjeniu nga Kosova që ndërton avionë dhe dronë nga materiale të riciklueshme -
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja -
E drejta e votës për të huajt: Një debat qytetar përballë sfidave të stigmatizimit -
Në nderim të kujtesës historike për gjenocidin serb në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara











