Kosova

Abazi: Prishja e raporteve me SHBA është reale

Haki Abazi: Kurti po kërkon vota që ta rrëzojnë nga pushteti

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka shpalosur disa “dështime” të Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin, përcjell albinfo.ch.

Në një konferencë për media, Abazi ka thënë se ka dorëzuar kërkesë për të formuar Komisionin Hetimor për Privatizime, por që është bllokuar nga sekretarja e VV-së, Diona Mihali.

Sipas Abazit, raportet e Qeverisë me ShBA-të janë të plasaritura, dhe se për këtë fajtor është Albin Kurti.

“Opozita nuk mund ta rrëzojë këtë qeverisje, Grenelli nuk ekziston më, Escobar nuk është njëri që krahasohet me Grenellin dhe asnjë interes nuk ka askush ta rrëzojë Qeverinë Kurti. Unë e asnjë deputet me integritet brenda VV-së, nuk është i interesuar ta rrëzojë Qeverinë Kurti dhe nuk do t’ia jap askujt kënaqësinë t’i shfaqin dështimet në qeverisjen dyvjeçare. Zgjedhjet e brendshme në VV, vrasja e plotë e demokracisë në Kosovë, lënia jashtë e aktivistëve të kahmotshme të VV-së. Dështimi në diplomaci. Kam kërkuar që të formohet Komision Hetimor për privatizime por që është bllokuar me urdhër të sekretares së VV-së, Diona Mihali”, tha Abazi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka qenë i ashpër ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilas, teksa e quan “çadra e Gadafit”, raporton Ekonomia Online.Sipas Abazit, Mimoza Kusari-Lila ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten.Ai edhe më parë ka shprehur kritika të ashpra për Mimoza Kusari-Lilën.Sipas tij, Kusari-Lila “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.Kujtojmë se shefja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila me një grup nga Kosova kërcente me çadër në prani të ish-diktatorit libian, Muamer el Gadafi.