Kosova
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e Presidentes
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklarimit të Presidentes së Republikës lidhur me situatën politike në Kuvendin e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka mirëpritur përgjigjen e Presidentes ndaj, siç e quan ai, “pyetjes jologjike të partisë së parë”, duke nënvizuar se seanca plenare nuk do të mbahet peng nga, sipas tij, “teket bllokuese dhe intenca ofenduese”, shkruan albinfo.ch.
“Siç dhe paralajmëruam me komunikatë, seanca plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë”, shkruan Abdixhiku.
Ai thekson se LDK-ja ka qëndruar në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën dhe se Kuvendi duhet të thirret brenda afatit prej 48 orësh, në përputhje me vendimin e Grupit Parlamentar të partisë.
“LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit”, shtoi Abdixhiku, transmeton albinfo.ch.
Kreu i LDK-së gjithashtu paralajmëron se në seancën e radhës, deputetët e partisë do të kërkojnë dorëheqjen e atyre që, sipas tij, po përpiqen të mbajnë dy poste përjashtuese njëkohësisht.
“Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!”, përfundon Abdixhiku, shkruan albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Zugu nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër Ekspertët theksojnë se, edhe pse Zug nuk mban më vendin e parë, ai vazhdon të mbetet... -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni -
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme












