Futboll
Adrian Bajrami me rrëfim për debutimin e tij me Zvicrën: Gjithçka ndodhi shumë shpejt
Adrian Bajrami flet për emocionet e debutimit me Zvicrën
Mbrojtësi i Luzernit, Adrian Bajrami, në një intervistë për 20 Minuten ka rrëfyer emocionet e debutimit me kombëtaren e Zvicrës, marrëdhënien me paratë dhe ndikimin që pati koha te Benfica në formimin e tij si njeri dhe futbollist, përcjell albinfo.ch.
21-vjeçari debutoi me Zvicrën në tetor, kundër Sllovenisë, pasi më parë kishte zhvilluar tri ndeshje miqësore me Shqipërinë. Pas paraqitjes së tij, Granit Xhaka e quajti “lojtari i së ardhmes”.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt pas dëmtimit të Ricardo Rodriguez. Mora frymë thellë dhe i thashë vetes: Hyr dhe bëj lojën tënde,” kujton Bajrami.
Formimi te Benfica: shkolla e pavarësisë
Në moshën 16-vjeçare ai la Young Boys dhe u transferua në Lisbonë për t’u bashkuar me Benficën. “Aty u detyrova të rritem shpejt, të bëhem i pavarur dhe të gjej rrugën time,” thotë Bajrami, duke shtuar se stërvitjet me emra si Di María e Otamendi e ndihmuan të kuptojë futbollin profesionist dhe disiplinën.
Kthimi në Zvicër dhe lidhja me familjen
Verën e kaluar ai u bashkua me Luzernin, duke iu kthyer edhe familjes pas shtatë vitesh larg. “Pas stërvitjes shkoj në shtëpi, me prindërit dhe vëllezërit e motrat – diçka që më ka munguar shumë,” tregon ai.
“Jam shumë krenar për prindërit e mi. Me rrogën e parë doja t’i ndihmoja financiarisht, por ata nuk pranuan kurrë,” shton Bajrami me mirënjohje.
Përballja me Kosovën dhe identiteti i dyfishtë
Në ndeshjen e ardhshme në Prishtinë kundër Kosovës, ai ndien emocione të veçanta. “Është një ndeshje që më prek. Jam i lidhur me rrënjët, por edhe me vendin ku jam rritur,” thotë lojtari me origjinë nga Struga.
“E ndiej veten si shqiptar dhe zviceran. Jam rritur me traditat dhe gjuhën shqiptare, por Zvicra është shtëpia ime. Jam krenar ta përfaqësoj,” përfundon Bajrami.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













