CH-Ballkani
Aeronautikët e Kosovës ndërkombëtarizohen
Vendimi për pranimin e Federatës Aeronautike e Kosovës u mor sot në Roterdam, në konferencën FAI-it. Kundër Kosovës ishte Serbia me një votë dhe Spanja me dy vota
Me 163 vota për dhe 3 kundër, Federata Aeronautike e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Aeronautike Ndërkombëtare (FAI). Vendimi u mor sot në Roterdam të Holandës, në konferencën FAI-it. Kundër Kosovës ishte vetëm Serbia me një votë dhe Spanja me dy vota.
Derisa përfaqësuesi i Spanjës nuk e arsyetoi votën e tij kundër, ai i Serbisë tha se kjo është politikë, por shumë shpejtë iu mor fjala nga drejtuesi i konferencës.
Për të qenë pjesë e FAI-t, Federata Aeronautike e Kosovës kishte aplikuar në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që pas shqyrtimit të dokumentacionit nga FAI dhe pas votimit unanim të Këshillit Ekzekutiv të kësaj organizate, përgjigja pozitive kishte arritur që në muajin qershor, raport “Zëri”.
Mirëpo, e gjithë kjo duhej ta merrte pëlqimin e delegatëve në Kongres dhe votimi më i rëndësishëm u bë sot në Roterdam. Aty ishte i pranishëm edhe delegacioni i FAK, në përbërje: Fadil Gerguri, Shkëlqim Krasniqi, Berat Bejtullahu dhe Ardall Celina, të cilët edhe janë më të merituarit për këtë sukses të madh të aeronautikës kosovare.
“Natyrisht se jam i lumtur pasi pranimi në familjen evropiane e botërore të aeronautikës ishte synim dhe ëndërr e cila u realizua dhe kjo na bën të ndihemi krenar”, tha kryetari i FAK, Fadil Gerguri, sipas të cilit, pranimi në FAI nuk është vetëm privilegj, por edhe obligim për kosovarët.
Menjëherë pas këtij vendimi, Federatën e Aeronautikës së Kosovës e përgëzoi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
“Lajmi për pranimin e FAK-ut me të drejta të plota në FAI, në konferencën e mbajtur në Roterdam të Holandës, është një arritje për aeronautikën e Kosovës dhe një ngjarje për sportin në përgjithësi”, ka thënë Shala, sipas të cilit, ky lajm është tejet i rëndësishëm për sportin e Kosovës dhe një dëshmi se ai po ndërkombëtarizohet me hapa të shpejtë.
Ministri Shala tha se Ministra e tij do vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” Aktiviteti do të sjellë një atmosferë festive me ekspozitë pikturash nga fëmijët, lojëra dhe aktivitete kreative,... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
SHBA
Dy ushtarë shqiptarë triumfojnë në garën “Best Warrior” të Gardës Kombëtare në SHBA -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” Zvicra është prezantuar sonte në skenën e Eurovision Song Contest 2026, që po zhvillohet në Vjenë... -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg -
Zviceranët më fatalistë dhe më pak të përgjegjshëm përballë krizës klimatike













