Kosova
Aeroporti i Prishtinës: 200 mijë pasagjerë më pak se në vitin e kaluar
Nga 28 qershori, me vendim të Qeverisë së Kosovës, ka rinisur operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Gjatë muajit korrik pati rënie të madhe të numrit të fluturimeve e të udhëtarëve krahasuar me korrikun e vitit 2019. Njëjtë si korriku ka nisur edhe muaji gusht. Krejt kjo për shkak të pandemisë COVID-19.
Pasojat që ka shkaktuar pandemia në ekonominë e vendit po vërehen edhe nga rënia e numrit të udhëtarëve në aeroportin “Adem Jashari”.
Rreth 200 mijë më pak udhëtarë ka pasur gjatë muajit korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka treguar se gjatë muajit korrik janë realizuar 838 fluturime, ndërkaq në të njëjtën periudhë kohore të vitit 2019 janë realizuar 2 mijë e 88 fluturime.
“Gjatë muajit korrik 838 fluturime u realizuan e aeroportin e shfrytëzuan mbi 88,513 udhëtarë̈, ndërsa më 2019 gjatë muajit korrik u realizuan 2,088 fluturime e u shërbyen 280,013 udhëtarë”, ka thënë Gara.
Rënie e numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve po vërehet edhe gjatë muajit gusht, megjithëse ende jemi në dhjetëditëshin e parë të muajit, shifrat janë përgjysmë më të ulëta se në vitin e kaluar.
Gara ka bërë të ditur se nga 1 deri më 10 gusht të vitit 2019, aeroportin e kanë shfrytëzuar 113 mijë e 197 udhëtarë, për fluturime direkte, ndërkaq ky numër ka shënuar rënie gjatë periudhës së njëjtë kohore në vitin 2020 për mbi 75 mijë udhëtarë.
“113,197 pax për periudhën 1-10 gusht 2019, 37,983 pax (pasagjerë të fluturimeve direkte) në periudhën 1-10 gusht 2019. 743 fluturime ne 2019 për periudhën 1-10 gusht ndërsa në të njëjtën periudhë në 2020 kemi 328 fluturime të realizuara”, ka deklaruar Gara për Express, përcjellë albinfo.ch.
Gara tha se rënia e numrit të udhëtarëve është si pasojë e pandemisë.
Ajo po ashtu tha se këtu ka ndikuar edhe vendimi i Qeverisë për kufizimin e numrit të fluturimeve brenda një ore.
“Kjo rënie e numrit të udhëtarëve vjen si pasojë e pandemisë dhe po ashtu masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e fluturimeve në vetëm 1 fluturim brenda 45 minutave”, ka thënë Gara.
Pezullimi i fluturimeve ka hyrë në fuqi nga 16 marsi, 3 ditë pasi në Kosovë u shfaqën rastet e para me koronavirus.
Përjashtim kishte në linjat e udhëtimit në ardhje vetëm me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%












