Sport
Ajeti debuton me fitore
Arlind Ajeti luajti tërë pjesën e parë, ku pastaj u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka debutuar me fitore me skuadrën e tij të re Torino, shkruan albinfo.ch.
Torino mposhti me rezultat të thellë 13:0 skuadrën tjetër nga Italia, Olimpic Morbegno. Arlindi luajti tërë pjesën e parë, ku pastaj u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë. Të gjitha golat për skuadrën e Torinos i shënuan këta futbollistë: Martinez, Belotti (3), Acquah, Barreca (2), Bovo, Baselli, Lopez (3) dhe Boye.
Kujtojmë që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare edicionin e kaluar luajti për Frosinonen, duke pasur paraqitje shumë të mira, derisa shkëlqeu edhe në Kampionatin Evropian me Shqipërinë.
Ai u kërkuar nga disa skuadra, derisa ishte afër Lazios, megjithatë vendosi në Torino, duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mundësi vazhdimi për dy tjera.
E-Diaspora
-
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet Modeli i biznesit është i strukturuar në mënyrë transparente pasi klientët paguajnë vetëm për kohën dhe... -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano
Jeta në Zvicër
-
Zvicra unifikon sinjalistikën e shtigjeve për biçikleta malore me pesë nivele vështirësie Sistemi i ri synon të rrisë sigurinë e çiklistëve duke vendosur një sinjalistikë të njëjtë në... -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën për mungesën e ushqimit vegan në burgje -
Kriza e Volkswagen prek edhe Zvicrën -
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë












