Lajme
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se shteti gjerman do ta zgjidhë problemin e kosovarëve që janë regjistruar me automatizëm si shtetas të Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Në një shkrim në Facebook të enjten, Ajeti bëri të ditur se është takuar me sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, Bernd Kroesser, i cili i ka dhënë konfirmim zyrtar për ta zgjidhur çështjen e mijëra kosovarëve janë regjistruar me automatizëm si shtetas të Serbisë në vendbanime të ndryshme gjermane.
Ky problem, sipas Ajetit, është i trashëguar qe 16 vjet.
“Pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe angazhimit tonë diplomatik, ju njoftojmë se shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane. Ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme. Nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm. Shumë shpejt do t’ju informojmë mbi përmirësimin praktik të këtij procesi”, ka shkruar ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave... -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja











