Shkurt.ch
Aksident i rëndë me 7 të lënduar në A2 të Zvicrës
Një person ka pësuar lëndime serioze dhe dy, lëndime të lehta. Katër të tjerë, shërbimi i shpëtimit i ka transportuar gjithashtu në spital, për kontroll
Në një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme në Autostradën 2 të Zvicrës, në Eich, në mes të një kamioni, një kombibusi dhe dy veturave, kanë pësuar lëndime 7 persona
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10. 20 në drejtim të jugut. Për shkak të punimeve që po bëheshin, pak para tunelit Eich, korsia e majtë e autorrugës ishte e mbyllur, shkruajnë mediet zvicerane. Kështu, automjetet është dashur të kalonin në anën e djathtë. Dhe në këtë zonë ka ndodhur edhe aksidenti në mes të një kamioni, një kombibusi dhe dy veturave, transmeton albinfo.ch.
Nga përplasja janë lënduar shtatë persona, prej të cilëve njëri ka pësuar lëndime serioze dhe dy, lëndime të lehta. Katër të tjerë, shërbimi i shpëtimit i ka transportuar gjithashtu në spital, për kontroll.
Për të nxjerrë të lënduarit dhe makinat e dëmtuara nga vendi i aksidentit, autostrada në drejtim të jugut ka mbetur e bllokuar deri në orën 13.15. Për pasojë, është krijuar një kolonë e gjatë.
Ende nuk ka informacione mbi lartësinë e dëmeve të shkaktuara materiale, përcjell albinfo.ch. Por nga ajo që mund të shihej, mjaft makina të përfshira në aksident kanë pësuar dëme totale.
Shkaqet e sakta të aksidentit po hetohen nga Policia e Lucernit ndërsa hetimet po i udhëheq Prokuroria Publike Sursee.
(Foto: Policia e Lucernit)
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf