Tematike
Aktivistët bllokojnë urën e Lozanës për çështjen klimatike
Rreth 300 njerëz kanë penguar kalimin në një nga urat më të ngarkuara të Lozanës, shkruan swissinfo, transmeton në shqip albinfo.ch.
Aktivistët e lëzivjes “Extinction Rebellion” protestuan kundër shkatërrimit të mjedisit.
Përgjatë një ore, asnjë automjet nuk mund të kalonte përmes Grand Pont-it, teksa studentët dhe familjet me fëmijët u ulën në rrugë duke ngrënë sanduiçë.
Policia nuk ndërhyri, ani pse vendimi për protestë nuk ishte miratuar.
Ky aksion është organizuar nga “Extinction Rebellion”, një lëvizje e themeluar në Britani, e cila gjatë të mërkurës bllokoi disa pjesë të Londrës.
Po ashtu, të hënën, rreth 200 persona kishin bllokuar urën Chauderon në Lozanë, përcjell albinfo.ch.
Kjo lëvizje po kërkon që qeveria zvicerane të deklarojë gjendje të jashtëzakonshme për klimën dhe biodiversitetin. Po ashtu, nga kjo lëvizje kërkojnë që emetimet e gazërave serë të ulen në zero deri në vitin 2025.
Aksione të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete tjera europiane, ndërkaq ky grup po planifikon një protestë për të shtunën në Lozanë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












