Bota

Akuzohet për 20 milionë dollarë ryshfet, arrestohet në SHBA

Ish-presidenti i Perusë, Alejandro Toledo, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëjnë të ditur autoritetet peruane.

Zyra e kryeprokurorit tha se arrestimi i tij ishte në lidhje me një kërkesë për ekstradim të lëshuar në mars të vitit të kaluar.

Toledo është akuzuar për marrjen e ryshfeteve me vlerë 20 milionë dollarë në nga kompania ndërtuese braziliane, Odebrecht, gjatë kohës që ai ishte në detyrë midis viteve 2001 dhe 2006, transmeton TCH.

Ai mohon të gjitha akuzat, duke thënë se ata janë të motivuara politikisht, përcjell albinfo.ch.