Bota

Alarm për bombë në një nga selitë e partive gjermane

Personat e pranishëm në selinë e partisë gjermane të krahut të majtë, Die Linke, u evakuan për shkak të njoftimeve për praninë e një bombe.

Zëdhënësja e partisë tha se kërcënimi erdhi në mëngjes me anë të një e-maili.

Për shkak të përmbajtjes së saj, partia dyshon se dërguesi ka lidhje me ekstremin e djathtë.

‘’Pas evakuimit të ndërtesës, policia po vlerëson me seriozitet kërcënimin’’, tha zëdhënësi, ndërsa policia bllokoi hyrjen për në ndërtesë, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.