E-Diaspora
Nderohet alpinisti Haçkaj, mesazhi i tij është domethënës
Gjithsesi ai është shprehur se duhet bërë shumë më shumë për diasporën dhe shqiptarët të jenë të bashkuar
Alpinisti Flori Haçkaj është nderuar me titullin “Ambasador i Kombit” në Samitin e Diasporës.
Gjithsesi ai është shprehur se duhet bërë shumë më shumë për diasporën dhe shqiptarët të jenë të bashkuar, shkruan albinfo.ch.
Ai ditë më parë kishte refuzuar pjesëmarrjen në këtë Samit, për shkak se nuk dëshiron të bëhet pjesë e kësaj fasade të keqqeverisjes.
Statusi i plotë
Krejt papritur, sot u vlerësova me titullin “Ambasador i Kombit”
Në fakt kam qenë gjithmonë krenar të jem përfaqësues i këtij kombi të lashtë e plot vlera, por që vlerat e të cilit në vitet e fundit janë tentuar të nëpërkëmbën sa më s’ka.
Fale bazës së fortë morale, falë kulturës dhe falë atdhedashurisë me të cilën më rritën prindët e mi të shtrenjtë, falë shembullit të tyre e falë shkollimit që na dhanë në Perëndim, duke sakrifikuar shumë nga vetja, jam sot aty ku jam.
Te gjithë që kemi jetuar e jetojmë jashtë, e dimë me çfarë përbuzjesh e paragjykimesh përballen shqiptarët nëpër botë dhe vetëm duke qenë qytetarë të mirë, punëtorë të palodhur e duke e dashur veten dhe respektuar prejardhjen tonë, do bëhemi ambasadorët më të mirë në jetën e përditshme në vendet ku jetojmë, pasi të gjithë ne pa përjashtim e mbajmë përditë mbi supe këtë titull.
Unë si pjesëtar i diasporës, në fakt, nuk kam nevojë për tituj, por kam nevojë të di që shteti amë funksionon mirë e të di që shqiptarët, familjarët e miqtë e mi hanë ushqime të kontrolluara, kanë sistem shëndetësor të mirë, nipër e mbesa të mund të shkollohen si njerëz e të rriten të shëndetshëm, taksat mirë amvisohen, korrupsioni dënohet, etj. etj.
Falënderoj shtetin shqiptar për vlerësimin e mundit tim, por në të njëjtën kohë i bëj thirrje të punojë fort në mënyrë që jetesa në diasporë të jetë për shqiptarët NJË mundësi zgjedhje, e jo të jetë MUNDËSIA E VETME për të pasur një jetë të pranueshme.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













