Shqipëria

Alvini takohet me familjen, babai ia puth duart

Alvin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur

Është e vështirë të mos ndjesh asgjë teksa shikon një vogëlush që pas shumë vjetësh vuajtje e tmerresh të kaluara në kurriz të tij, ka pak paqe e ndjen përqafimet e njerëzve të tij të dashur.

Alvini më në fund është larguar nga Siria dhe ka mbërritur në Romë, ku e kanë pritur babai i tij, Afrim Berisha dhe dy motrat, 16 dhe 17 vjeçe.

Në videon e publikuar nga Kryqi i Kuq italian, Alvin shihet në aeroport i ulur pranë motrave, ndërsa babai i puth duart. Motrat shihen të përlotura, ndërsa nuk u mjaftojnë duart për ta përkëdhelur vëllain e tyre që nuk e shihnin prej 5 vjetësh dhe deri dy ditë më parë nuk e dinin a do ta shihnin më.

Alvini shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur, teksa sapo ka zbritur nga avioni. I veshur me xhinse, xhuboks blu dhe kapelën e kuqe, në aeroportin roman ka gjetur duke e pritur babain dhe dy motrat. Policia kufitare ka vijuar me procedurat zyrtare dhe për procedurat e dhënies së 11-vjeçarit tek babai i tij.

Operacioni u zhvillua dy ditë më parë dhe Alvin u largua nga kampi Al Hol nëpërmjet një korridori humanitar për të qëndruar një natë në hotel në Damask. Ditën e djeshme ai udhëtoi nga Siria në Bejrut, Libi dhe mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7 ai mbërriti në aeroportin e Fiumicinos. Të gjithë sytë ishin tek Alvini që preku zemrat e gjithë shqiptarëve dhe italianëve.

Alvin è in Italia

#Alvin è in Italia! Ora è tra le braccia del padre e delle sorelle. Tra poco il Presidente della #CroceRossa Italiana, Francesco Rocca, racconterà i dettagli dell'operazione in una conferenza stampa all'aeroporto di Fiumicino. #UnItaliaCheAiuta

Publiée par Croce Rossa Italiana – Italian Red Cross sur Jeudi 7 novembre 2019