Bota
‘Lirimin e Alvinit mund ta përdorë Asadi’
Lirimi i Alvinit nga një kamp sirian ka ndezur betejën e zakonshme për marrjen e meritave mbi operacionin e udhëhequr nga një njësi speciale italiane.
Por, mediat amerikane e vënë fokusin te një panoramë akoma më e madhe gjeopolitike.
Associated Press, në një shkrim të publikuar nga gazetat më të mëdha në SHBA, shkruan se 11-vjeçari, i cili kishte mbetur vetëm në kampin Al Hol pas vdekjes së mamasë, kishte tërhequr mbi vete vëmendjen e opinionit publik pas një emisioni televiziv.
Por, ishte ndryshimi i situatës strategjike në verilindje të Sirisë që e mundësoi krijimin e korridorit për shpëtimin e Alvinit.
“Evakuimi erdhi pas ndryshimit të panoramës strategjike në verilindje të Sirisë. Forcat e drejtuara nga kurdët, që kontrollojnë kampin, janë afruar kohët e fundit me qeverinë siriane, pasi ata u braktisën nga SHBA-së pas viteve lufte së bashku kundër ISIS-it.
Pikërisht ky ndryshim hapi rrugën për lirimin e djalit të mërkurën. Prandaj ai fluturoi në shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe nga qyteti Qamishli drejt kryeqytetit sirian, Damask, në vend që të udhëtonte drejt Irakut verior”.
Në këtë kamp jetojnë 70 mijë persona. Por pak prej tyre kanë arritur të rikthehen në vendet e tyre si në Francë, Rusi apo Australi. Megjithatë, rasti i Alvinit ishte i pari që u lehtësua nga Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe.
Françesca Rocca nga kjo organizatë tha se ky është një lajm pozitiv, por në parim mbetet vetëm një pikë në oqeanin e vuajtjeve.
AP shkruan se ekziston frika që lirimin e Alvinit ta përdorë edhe sundimtari sirian, Bashar al Asad.
“Lidhja me Asadin ka shtuar mundësinë që presidenti i Sirisë të mund ta përdorë lirimin e djalit për kapital politik dhe për një fushatë marrëdhëniesh me publikun. Një numër vendesh europiane kanë hezituar të lejojnë ish-anëtarët e ISIS ose të afërmit e tyre që të kthehen, por presioni i madh i publikut ka bërë një përjashtim për rastin e Alvinit”, shkruan agjencia.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













