Kosova
Ambasada Britanike: Në Kosovë kriminelët nuk e kanë frikë burgun, por pasurinë e tyre
3.8 milionë euro të konfiskuara, vetëm 150 milionë janë sekuestruar nga Prokuroria Speciale.
Është mbajtur konferenca “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Udhëheqësja e ekipit për sundim të ligjit nga Ambasada Britanike, Jennifer Blakeney, ka deklaruar se kriminelët nuk kanë frikë nga burgu, por brengosën për pasurinë e tyre.
Gjithashtu, Blakeney tha se të gjithë duhet të hetohen dhe të shkatërrohen bandat kriminale. Ajo premtoi që Britania do ta ndihmojë Kosovën në konfiskimin e pasurisë.
“Britania është për të përmirësuar efikasitetin dhe ndikimin në luftimin e krimin ekonomik, korrupsionin, konfiskimin e asteve të paligjshme dhe pastrimit të parasë. Mbretëria e Bashkuar e di se kriminelët nuk i frikohen burgut. Megjithatë brengosen për paratë dhe pasuritë e tyre. Veprimet apo pronat e fituara konfiskohen vetëm atëherë do të rritet besimi i qytetarëve dhe do të ulet pjesëmarrja e krimit të organizuar”.
“Për ta luftuar krimin e organizuar nuk është vetëm e një shteti, ne jemi të përkushtuar t’i ndihmojmë Kosovës. Janë disa biznese vendore, të cilët janë duke dhënë punëtorë lokalë dhe shembull se si Kosova duhet të jetë shtet i fortë. Të gjitha duhet të hetohen dhe t’i shkatërrojnë këto banda. Prokuroria duhet të forcohet, të ketë dënime të shpejta”, u shpreh ajo.
Sipas saj, lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga ana tjetër, sipas një raporti, Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbresha Loxha, ka bërë të ditur se nga 3.8 milionë euro të konfiskuara, vetëm 150 milionë janë sekuestruara nga Prokuroria Speciale.
“Kjo analizë është hartuar përgjatë monitorimit të rasteve për pastrimin e parasë në gjithë territorin e Kosovës nga qershori-nëntor. Pastrimi i parave është i paktë, institucionet duhet të jenë të mbikëqyrura. Prokuroria Speciale ka filluar hetimin vetëm pas kallëzimit penal, do duhej me proaktive ndaj kësaj vepre, e jo të presë të bëhet nga palët e tjera. Derisa vetëm policia ka dorë në këto raste, atëherë zvogëlohet numri i ndjekjeve të rasteve kriminale. Nivel i ulët të konfiskimit të pasurisë. Vlera e përgjithshme 3.8 milionë euro që janë konfiskuar, mbi 150 milionë euro janë sekuestruar”, është shprehur Loxha.
Po ashtu, ajo kërkuar nga institucionet përkushtim dhe fokus të sistemit të drejtësisë në Kosovë si dhe të ketë trajtimin sa më efikas të kësaj dukurie.
GLPS-ja ka ofruar një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të ndjekjes dhe gjykimit të veprës penale të pastrimit të parave, shkruan ekonomiaonline, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit Autorë të panjohur u paraqitën si punonjës banke dhe ia morën pensionistit 80,000 franga zvicerane... -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë












