Kosova
Ambasada e Kosovës në Bernë vjen me njoftim për bashkatdhetarët
Jepen informata për t'u pajisur me dokumente të ndryshme si: pasaporta, fletudhëtime, certifikata.
Ambasada e Kosovës në Zvicër njofton bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër lidhur me shërbimet për t’u pajisur me dokumente të ndryshme, si: pasaporta, fletudhëtime, certifikata. Ky njoftim vjen në kohën kur shumica e bashkatdhetarëve udhëtojnë drejt vendlindjes për pushime, shkruan Albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Të dashur bashkështetas tanë në Zvicër,
Gjatë sezonit të verës shumica prej jush kaloni pushimet në vendlindje, rrjedhimisht është një sezon me shtim të volumit të punës në konsullatat tona, të cilat ofrojnë shërbime për t’u pajisur me dokumente të ndryshme si: pasaporta, fletudhëtime, certifikata etj.
Në mënyrë që pritja për të aplikuar të jetë më e vogël, rekomandohet që aplikimi për disa nga dokumentet të bëhet më herët, para sezonit kur kërkesa për këto shërbime është më e vogël.
Prandaj si informata që do të mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim janë:
– Aplikimi për ripërtrirje të Pasaportës mund të bëhet deri në 1 vit para afatit të skadimit të dokumentit,
– Certifikatat nga regjistri i gjendjes civile kanë afat të përdorimit deri në 6 muaj,
– Afati i përdorimit të fletudhëtimit është 30 ditë.
Gjithashtu, për shkak të ngarkesës në sistemin telefonik të Ambasadë dhe në Konsullata ku ndonjëherë është i pamundur absorbimi i të gjitha telefonatave, prandaj si mjete alternative komunikimi për të marrë përgjigje në pyetjet tuaja rekomandojmë të kontaktoni nëpërmjet email adresave:
[email protected]
[email protected]
[email protected]
[email protected]
apo nëpërmjet messengerit të faqes në Facebook së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
Me respekt,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C Rajoni i Bazelit regjistroi temperaturat më të larta, pasi gjatë ditës së enjte termometri arriti deri... -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave











