Shqipëria

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, me kalendar për vendet shqiptare

Kalendari i Ambasadës zvicerane në Shqipëri tregon bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi të ambasadës shqiptare.

“Kalendari ynë për 2019 përmban foto nga e gjithë Shqipëria. Gëzuar Vitin e Ri!”, thuhet në njoftim.

Në 12 faqet e kalendarit janë përshkruar vendet e Shqipërisë.