Kosova

Ambasadori amerikan tregon pse ndërhyri NATO në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se shteti i tij mbështeti NATO-n për t’i dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë.

Në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s ai u ka bërë thirrje të dy Qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të rinovojnë përpjekjet për të ndjekur drejtësinë për viktimat e krimeve të kohës së luftës.

Përmes një video-mesazhi ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbështetën NATO-në si domosdoshmëri dhe legjitime si një mjet i fundit për t’i dhënë fund fushatës së pastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit, përcjell albinfo.ch.

“Shtetet e Bashkuara vepruan në mbështetje të civilëve të pambrojtur. Ne vepruam për të ruajtur paqen, lirinë dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.