Kosova
Ambasadori gjerman: Absurde të rrezikosh një konflikt për targa
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për zhvillimet në veri të vendit, tha se kërkohet vullnet politik për të deeskalim të situatës, në mënyrë që të mos shkohet në konfrontim të dhunshëm, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se është absurde një konfrontim për targat, ndërsa Rusia po zhvillon luftë brutale kundër Ukrainës.
“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deeskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat, ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi ambasadori gjerman.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj vendimin për konvertimin e targave të veturave nga ilegale të Serbisë në ato RKS. Ndërsa, serbëve iu është kërkuar që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës.
Urgently needed is political will for deescalation and compromises based on Brussels agreements!
Absurd to risk violent confrontation about licence plates while a brutal war is being waged against UKR by Russia with already countless victims https://t.co/kAdInLeq7c— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 12, 2022
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












