Kosova
Ambasadori Lulzim Pllana i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Austrisë (VIDEO)
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, i ka dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Republikës Federale të Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Gjatë audiencës së rastit, presidenti austriak i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Pllana, duke ritheksuar mbështetjen e parezervë të Austrisë për Kosovën në rrugëtimin e mëtejshëm të saj në familjen europiane, si dhe duke shprehur interesim për zhvillimet në Kosovë.
Ambasadori Pllana i përcolli presidentit Van der Bellen përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të popullit të Kosovës, përcjellë albinfo.ch.
Ai falënderoi presidentin e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij dhënë Kosovës dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy shteteve.
Pas prezantimit të letrave kredenciale, ambasadori Lulzim Pllana parakaloi pranë Gardës së Nderit.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












