Kosova
Ambasadori O’Connell thotë se të gjitha viktimat meritojnë drejtësi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, ka takuar në Vushtrri familjet e viktimave të masakrës së 22 majit të vitit, 1999.
Ai ka thënë se çdo viktimë, pa dallim nëse është shqiptar, serb, rom, ashkali apo boshnjak, meriton drejtësi.
“Pajtimi fillon duke treguar dhe dëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhur në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllanë: “Ne nuk duam hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë O’Connell, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se bashkë me masakrën në fshatin Studime, këto dy ngjarje janë plagët më të rënda që lufta i la qytetit të Vushtrrisë.
“Vushtrria është ndër qytetet më të goditura gjatë luftës me shumë të vrarë e të masakruar, por që edhe pas 20 viteve, kryesit e këtyre krimeve ende nuk janë dal para drejtësisë, prandaj sot edhe nga ky përkujtim kërkojmë drejtësi për të rënët”, ka thënë Tahiri.
Më 22 maj të vitit 1999 në këtë qytet konsiderohet të jenë vrarë 74 shqiptarë nga forcat serbe.
E-Diaspora
-
Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zvicër, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter ka...
-
Vjosa Osmani u prit edhe nga diaspora shqiptare
-
Presidentja Osmani e nis sot vizitën shtetërore në Zvicër
-
Shqiptari kërkoi azil në Britani si ‘gay’, gjykata refuzon kërkesën, ai është i martuar me një grua
-
Një shqiptare në konkursin TCP Europe 2025 për çmimin “People’s Choice”
Jeta në Zvicër
-
Fëmijët trevjeçarë duhet të mësojnë gjermanisht në Zvicër Një në pesë fëmijë të vegjël në Zvicër flet rrallë ose fare gjermanisht. Gjithnjë e më...
-
Restorantet zvicerane mahnitin me vlerësime të larta në renditjen e gastronomisë
-
Booking.com urdhërohet të ulë komisionet për hotelet zvicerane me 25%
-
Lozana kufizon hyrjen në disa parkingje për punëtorët mobilë
-
Zvicra drejt fundit të transportit hekurudhor për kamionë: Më shumë trafik në Alpe