Lajme
“Amnesty” kritikon mbrojtjen e dobët në qendrat zvicerane të azilit
Zvicra ka bërë përparim në barazinë gjinore, veçanërisht në të drejtat LGBTQI+, thotë Amnesty International.
Megjithatë, grupi i të drejtave kritikoi rastet e përdorimit të tepruar të forcës në qendrat zvicerane të azilit dhe dënimet me burg për protestuesit. Raporti vjetor i Amnesty International mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë e publikuar të martën paraqet një pamje të përzier të të dhënave të Zvicrës për të drejtat e njeriut gjatë vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
Vendi mori lëvdata për votimin në favor të martesës së të njëjtit seks, si dhe hapat për të forcuar dispozitat e Kodit penal për përdhunimin.
“Ne jemi dëshmitarë të një mobilizimi të paprecedentë për një ligj që duhet t’i mbrojë më mirë njerëzit kundër dhunës seksuale”, tha Alexandra Karle, drejtoreshë e Amnesty Switzerland, në një deklaratë.
Organizata për të drejtat e njeriut përshëndeti gjithashtu vendimin e Parlamentit shtatorin e kaluar për të krijuar një institucion kombëtar të të drejtave të njeriut (NHRI) pas një fushate 20-vjeçare nga shoqëria civile.
Megjithatë, vendi u kritikua disa herë për trajtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve. Vetë hetimi i Amnesty International ekspozoi abuzime nga stafi privat i sigurisë kundër njerëzve të vendosur në qendrat federale të azilit dhe identifikoi dështime sistematike në drejtimin e qendrave.
Hetimet e komisionuara nga qeveria gjetën gjithashtu përdorim joproporcional të forcës në të paktën tre nga shtatë rastet e hetuara, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?














